Ç’është gazetaria e bazuar në të dhëna, ç’janë të dhënat, si të gjenden ato dhe si të merren në formatin e dëshiruar, si të filtrohen dhe si të analizohen dhe si të vizualizohen rezultatet.

Kjo ishte një pjesë e agjendës së Trajnimit për gazetarë të bazuar në të dhëna që u mbajt këtë fundjavë, më 28 dhe 29 nëntor në Coffice në Shkup, në organizim të Fondacionit Metamorfozis, Shkollës për të dhëna dhe Open Knowledge Foundation, e me mbështetje të Ambasadës britaneze në Shkup.

DON_0681

Mbi 15 pjesëmarrës, të ndarë në disa grupe sipas njohurive të tyre, gjatë trajnimit dyditor punuan në ide për storje të bazuara në të dhëna të ndara sipas fushave: korrupsioni, zgjedhjet dhe sporti.

Google Advances Search, PDF Tables, Web Scraper, Open Refine, Google Sheets, IFTTT, Infogr.am, Odyssey, Datawrapper, Silk, TimelineJS, janë vetëm një pjesë e veglave pa pagesë të cilat iu prezantuan pjesëmarrësve.

Kurse të karakterit të këtillë, si dhe veglat e rekomanduara për përpunimin e të dhënave gjenden në ueb-faqen e Shkollës për dhëna – Maqedoni.

DON_0594

Trajnimi u zhvillua në gjuhën angleze, ndërsa trajnues ishte Маrkо Tulio Pires, menaxher programor i School of Data në kuadër të Open Knowledge Foundation.

Аlbumin me fotografi nga trajnimi mund ta shihni në faqen tonë në Facebook dhe në Flickr.

DON_0677

Qëllimi i projektit është që duke e formuar Shkollën për të dhëna – Маqedoni t’i nxisë organizatat qytetare, mediet dhe individët që nxisin ndryshime, t’i kuptojnë dhe t’i shfrytëzojnë të dhënat e hapura zyrtare qeveritare dhe të dhënat e tjera të hapur me qëllim që të rritet përgjegjësia e qeverisë, të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në krijimin e politikave.

Ndaje: