Midis 27 dhe 29 tetorit, salla kryesore për ligjërata e eGA – EVROPA ishte e mbushur përplot me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Kursi i trajnimit ishte pjesë e projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA,, i cili është i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, dhe synonte të përçonte përvojën estoneze në vendet e Ballkanit Perëndimor për atë se si organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) mund ta rrisin vetëdijen për transformimin digjital dhe e-shërbimet në mesin e qytetarëve të tyre, gazetarëve dhe vendimmarrësve.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të partnerëve të projektit, edhe atë Fondacionit Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ 35 mm (Mali i Zi) dhe ODC – Open Data Kosovo (Kosovë), për zbatim më efikas të aktiviteteve që kanë të bëjnë me Agjendën Digjitale, duke përfshirë edhe aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve të OShC-ve, mediave dhe institucioneve publike.

Trajnimi filloi me një uebinar në temën e avokimit më 21 tetor, i pasuar nga trajnimi kryesor, e më pas është paraparë një post-uebinar për sigurinë kompjuterike. Udhëtimi i pjesëmarrësve drejt zhvillimit të Agjendës Digjitale u drejtua nga ekspertët e eGA, Linnar Viik, Kristina Mänd dhe Kristina Reinsalu, si dhe nga ekspertët e njohur të medias, komunikimit, shoqërisë civile dhe e-qeverisjes në Estoni, Raul Rebane (ekspert i mediave), Roonemaa (gazetar i specializuar në teknologji), Janek Rozov (Qendra për Teknologjinë e Informacionit dhe Zhvillimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme), Marten Kaevats (Zyra Shtetërore e Estonisë), Ants Sild (Baltic Computer Systems), Doris Põld (Anëtare e Këshillit drejtues të ITL Digital Lab) dhe Margo Loor (Citizen OS).

 

———————————————————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: