Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftën kundër Korrupsionit mbajti kuvendin e saj të rregullt vjetor më 7 qershor në Strugë, ku u diskutuan prioritetet dhe aktivitetet e mëtejshme të rrjetit. Kjo seancë e Kuvendit ishte gjithashtu edhe seancë zgjedhore, në të cilën u zgjodhën anëtarët e Këshillit të Platformës, si dhe të Sekretariatit.

Për anëtarë të Këshillit të Platformës u zgjodhën përfaqësues nga: Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendra për Komunikime Qytetare, Transparency International Macedonia, Asociacioni për Iniciativa Demokratike, Koalicioni “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë”, Metamorfozis dhe Qendra për Hulumtim dhe Hartim Politikash.
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) u zgjodh unanimisht si Sekretariat i Platformës, i cili do të menaxhojë me aktivitetet e Platformës për tre vitet e ardhshme.

Platforma e shprehu mirënjohjen e saj për Sekretariatin e deritanishëm, Institutin për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup, i cili në gjashtë vitet e fundit i ishte përkushtuar koordinimit të aktiviteteve dhe ka punuar me zell për të avancuar rëndësinë e tij.
Sekretariati i ri, QMBN-ja, u zotua se në tre vitet e ardhshme do të punojë me përkushtim për të inkurajuar dhe forcuar pozicionin e aktorëve joqeveritarë (OSHC-ve, mediave dhe komunitetit të biznesit), si dhe për të forcuar luftën kundër korrupsionit përmes bashkëpunimit me institucionet e nivelit qendror dhe komunitetin lokal. Fokusi i Platformës do të vazhdojë të jetë edhe krijimi i një publiku kritik që mbështet në mënyrë aktive transparencën, llogaridhënien, përgjegjësinë dhe integritetin.
Lajmi është marrë nga faqja e internetit e QMBN-së: https://mcms.mk/mk/vesti-i-javnost/vesti/2543-mcms-e-noviot-sekretarijat-na-platformata-na-gragjanski-organizacii-za-borba-protiv-korupcija.html
Ndaje: