Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Qendrën maqedonase për arsim evropian (QMAE) dhe Reaktor – Hulumtimi në aksion, Ju ftojnë në Konferencën përmbyllëse të projektit Rrjeti aksional për qeverisje të mirë që do të mbahet më 23.09.2015Info Qendrën e BE-së në Shkup, me fillim në orën 10.00. Konferenca do t’i përfshijë këto tema: qeverisja e mirë, korrupsioni, transparenca dhe llogaridhënia.

Qëllimi i projektit Rrjeti aksional për qeverisje të mirë është promovimi i shoqërisë civile dinamike që në mënyrë efektive i mobilizon qytetarët për përfshirje aktive në qeverisjen e mirë dhe transparencë, si dhe ndikim në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar.

Në kuadër të këtij projekti janë ndarë 16 grante të vogla për organizatat qytetare që e formojnë Rrjetin aksional për qeverisje të mirë, e cila paraqet platformë për bashkëpunimin e organizatave qytetare, iniciativave joformale dhe individëve që punojnë në fushën e qeverisjes së mirë, si një nga parakushtet kryesore për demokratizim të shoqërisë dhe përparim në integrimet euro-atlantike të RM-së.

Gjatë konferencës, grantistët në kuadër të Rrjetit aksional për qeverisje të mirë do t’i prezantojnë projektet e tyre, si dhe përvojat e tyre dhe leksionet e mësuara nga implementimi i tyre.

Ju lutemi që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në konferencë më së voni deri më 21 shtator (ora 14.00) duke e plotësuar formularin për regjistrim.

Agjenda e ngjarjes mund të shkarkohet nga ky link.

Për të gjitha informatat plotësuese ju qëndrojmë në dispozicion në e-mail ose në numrin e telefonit 3109 325.

 

 

 

Ndaje: