Më 22 qershor 2015, në hapësirat e Info Qendrës së BE-së në Shkup, me fillim në orën 11.00, në organizim të Fondacionit Metamorfozis, në partneritet me Qendrën maqedonase për arsim evropian dhe Reaktor-in, do të bëhet promovimi i aplikacionit mobil Picodemocracy.

Qëllimi i këtij aplikacioni është të mundësojë realizimin e anketave në formë të mini-referendumeve, gjegjësisht parashtrimin e pyetjeve të thjeshta grupeve të mëdha të qytetarëve nga ana e organeve shtetërore, komunave, OJQ-ve, mediave etj. me qëllim të marrjes së shpejtë dhe efikase të mendimeve për çështje të caktuara. Shfrytëzuesit e aplikacionit kanë mundësi të përgjigjen në pyetje që janë me interes për ta dhe në kohë reale ta shohin edhe mendimin e shfrytëzuesve të tjerë.

Аplikacioni mundëson që të gjithë të interesuarit të kyçen deri në atë masë sa ata dëshirojnë, me ç’rast qytetarët marrin informatë kthyese për ndonjë çështje të caktuar, ndërsa institucionet dhe organizatat kanë mundësi ta anketojnë mendimin publik në mënyrë shumë të thjeshtë.

Ky aplikacion është zhvilluar si pjesë e projektit Rrjeti aksional për qeverisje të mirë, i implementuar nga Metamorfozis, në partneritet me QMAE-në dhe Reaktor-in, e me ndihmë financiare të Bashkimit Evropian. Projekti ka për qëllim përmirësimin e përfshirjes së shoqërisë civle në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrjen në mekanizmat për marrjen e vendimeve, si dhe rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për ballafaqim me çështjet e rëndësishme shoqërore.

Prezencën tuaj në këtë ngjarje mund ta konfirmoni më së voni deri më 19 qershor (e premte), në orën 14.00, duke dërguar e-mail ose duke u paraqitur në numrin e telefonit 02 3 109 325.

Ndaje: