Institucioni kulturor “Blesok”, më 19 shtator, prej orës 21, në klubin QKR organizon promovimin e librit me poezi nga autori Igor Isakovski “Domethënë po” (“Deka da”).

“Në ditëlindjen e Igorit, miqtë e tij Jovica Ivanovski, Xhabir Deralla, Tihomir Jançovski, Rumena Buzharovska, Ana Martinovska, Sërgjan Janaqieviq, Vlladimir Martinovski do të recitojnë poezi nga përmbledhja e fundit që e ka shkruar ai. Me kitarë do të luajë Toni Kitanovski. Të flasim për Igorin, t’i lexojmë vargjet e tij dhe ta dëgjojmë muzikën që e donte ai”, thuhet në njoftimin për ngjarjen të cilën e transmeton аgjencia Meta.mk.

Igor Isakovski (1970-2014) ishte pjesë e grupit të entuziastëve, të cilët në vitin 1998 e filluan iniciativën përformimin e Qendrës për botime elektronike “Metamorfozis”, e cila në vitin 2004 e shndërrua në Fondacionin e sotëm “Metamorfozis”.

Ndaje: