Drejtuar: Afrim Gashi,
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Lënda: Reagim ndaj mungesës së procesit konsultativ për ndryshimin e Ligjit sistematik për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore
Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit reagon ndaj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procesin e mbyllur dhe jo konsultativ me palët e interesuara në lidhje me Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.
Gjithashtu, krijimi i tre ministrive të reja dhe riorganizimi i sistemit të administratës shtetërore pa një analizë përkatëse paraprake për justifikimin e propozimit është i papranueshëm për Platformën e Organizatave Civile për Luftë Kundër Korrupsionit.
Theksojmë se kjo ndikon negativisht në bashkëpunimin dhe besimin e shoqërisë civile me krijuesit e politikave publike.
Me këtë reagim, Platforma mbetet konsekuente edhe ndaj sugjerimit të mëparshëm nga viti 2022 se riorganizimi i administratës shtetërore është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili duhet të mbështetet në parimet e transparencës, përfshirjes dhe përgatitjes paraprake të qytetarëve për ndryshimet sistematike që iniciohen.
Me respekt,
Platforma e Organizatave
Civile për Luftë Kundër Korrupsionit
Ndaje: