Мени

Liri në vend të frikës – tribunë dhe aksion aktivist për komunikim të lirë

 

DON_8407

Me rastin e iniciativës ndërkombëtare “Liri në vend të frikës”, Fondacioni Metamorfozis në partneritet me koalicionin Qytetarët për Maqedoninë mbjati disa ngjarje dhe aksion aktivist në terren. Më 19 tetor në klubin GEM u mbajt tribuna “Siguria e komunikimeve dhe rreziqet nga ndjekja dhe mbikëqyrja e komunikimeve”, ndërsa menjëherë pas tribunës u mbajt edhe një punëtori për përdorim të sigurt të celularëve.

Sipas Biljana Vollçeskës nga Drejtoria për mbrotjen e të dhënave personale, e cila mori pjesë në tribunë si folëse, ky institucion sipas detyrës zyrtare nuk ka ngritur procedurë nga qytetarët e prekur me materialet që dalin nga “bombat” politike për shkak se deri tani asnjë qytetar nuk ka parashtruar ankesë për këtë rast. Përndryshe, me “bombat” e opozitës u bë me dije se janë përgjuar mbi 20.000 qytetarë.

DON_8437Ajo foli edhe për rolin e operatorëve të telekomunikimeve në procesin e përgjimit dhe të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale, si dhe meta-të-dhënave nga bisedat telefonike. Sipas Vollçeskës, operatorët celularë në Maqedoni masovikisht i mbledhin të gjitha meta-të-dhënat nga bisedat e qytetarëve dhe i ruajnë 12 muaj, për dallim nga BE-ja, ku kjo nuk bëhet fare.

“Ka standarde në bazë të të cilave mund të ndiqen komunikimet dhe të mblidhen të dhëna personale, ndërsa çdo shkelje paraqet shkelje të privatësisë. Operatorët e telekomunikimeve dhe ofruesit e shërbimeve të internetit duhet të kenë mekanizma me të cila do ta garantojnë konfidencialitetin e shfrytëzuesve të tyre dhe duhet të sigurojnë siguri dhe fshehtësi të të dhënave dhe komunikimeve të tyre. Ata duhet të ndërmarrin masa teknike që të dhënat të jenë të sigurta, e pastaj edhe të shkatërrohen në qoftë se qëllimi për të cilin janë mbledhur është plotësuar”, shton Vollçeska.

DON_8462Violeta Gjorgjievska nga “Internet hotline provider – Maqedoni” thotë se me publikimin e “bombave” ka ndodhur i ashtuquajtur sajber-maltretim (cyber bullying) i një pjese të elitës politike, që paraqet dukuri një grup njerëzish nxjerr dhe publikon të dhëna personale për ndonjë person me çka ia dëmton autoritetin.

“Sajber-maltretimi nuk është i definuar në përputhje me Kodin Penal dhe nuk e di se si do të zgjidhen rastet që lidhen me këtë. Ligji për “bombat” të cilin e propozoi pushteti është sulm i drejtpërdrejtë mbi lirinë e internetit dhe paraqet censurë të tij. Nuk mund të sillet një ligj i tillë pa u formuar organet përkatëse që do të kujdesen që të mos censurohet interneti”, tha Gjorgjievska.

DON_8467Predrag Tasevski, themeluesi i cybersecurity.mk, përveç asaj që mori pjesë si folës në tribunë, mbajti edhe punëtori për përdorimin e sigurt të celularëve, ku pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me mënyrat për mbrojtjen e komunikimit.

DON_8479Iniciativa “Liri në vend të frikës – ditët ndërkombëtare të aksionit” është e pranishme në Maqedoni prej vitit 2008, ndërsa këtë vit, 2015, si partner u kyç edhe koalicioni Qytetarët për Maqedoninë. Më 16 tetor, aktivistë qytetarë nga Fondacioni Metamorfozis dhe koalicioni Qytetarët për Maqedoni realizuan një aksion në terren, me ç’rast me maskota të veshëve të mëdhenj dhe syrit të madh, nëpërmjet parodisë treguan se si duket përgjimi në Maqedoni.

Në vazhdim mund ta ndiqni video regjistrimin e tribunës në temën “Siguria e komunikimeve dhe rreziqet nga ndjekja dhe mbikëqyrja e komunikimeve”:

 

2 trgnuvaat 1Аksioni filloi para ndërtesës së Qeverisë së RM-së dhe prej përpara selisë së partisë më të madhe në pushtet, VMRO-DPMNE-së, prej ku u simulua se si “syri dhe veshët e mëdhenj” nisen për “në punë”.

3 trgnuvaat 3Pastaj vazhdoi para selisë së disa institucioneve, shoqatave qytetare dhe medieve për të cilat me “bombat” u zbulua se janë përgjuar me vite. “Syri dhe veshët e mëdhenj” u paraqitën para Komunës Qendër, selisë së Bashkimit Evrpoian, Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, redaksisë së javores “Fokus”, mirëpo edhe para zyrave të Fondacionit Metamorfozis, agjencisë Meta dhe portalit “Portalb”.

portalb meta 3