Trajnimi u organizua nga Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Computer Aid International, ndërsa morrën pjesë udhëheqësit e OJQ-ve partnere të projektit BEWMAN – nga Maqedonia (Metamorfozis), Serbia (Protecta), Bullgaria (BlueLink) dhe Kroacia (Zamirnet).
Trajnimin e udhëhoqi Hejli Boukok (nga organizata Computer Aid International nga Mbretëria e Bashkuar), me ç’rast u përcoll dija dhe leksionet e mësuara nga BE-ja dhe vendet të tjera në lëmin e menaxhimit dhe përfaqësimit me e-mbeturina. Partnerët në projektin BEWMAN tani do të mund t’ua përcjellin dijen dhe shkathtësitë e nxëna anëtarëve të rrjeteve përkatëse nacionale të përfshirë në punën e projektit BEWMAN.
Përveç partnerëve të projektit, në trajnim morrën pjesë edhe dy ekspertë të huaj, të cilët mbajtën prezantime interaktive për punën dhe ekspertizën e tyre në lëmin e menaxhimit me e-mbeturina. Ata ishin Stefan Arditi, këshilltar i politikave për mbeturina nga Byroja ekologjike evropiane (me seli në Bruksel) dhe Dejvid Roshat, anëtar i mëparshëm i EMPA, tani konsultant nga SOFIES (me seli në Gjenevë), me përvojë në menaxhimin me e-mbeturina në vendet në zhvillim.
Disa nga porositë kryesore të trajnimit ishin:
- Е-mbeturinat janë lloji me rritje më të madhe nga të gjitha llojet e mbeturinave
- Dizajni i keq i elektronikës do të thotë se edhe e-mbeturinat janë toksike e me këtë edhe më vështirë për t’u menaxhuar se sa shumë lloje të tjera të mbeturinave
- Menaxhimi i keq me e-mbeturinat mund të kontribuojë në ndotjen e mjedisit jetësor dhe ta dëmtojë shëndetin e qytetarëve të rajonit
- Е-mbeturinat përmbajnë shumë materiale me vlerë dhe reciklimi i tyre i sigurtë hap mundësi për punësime dhe përfitime ekonomike për rajonin.
- Ndikimi që e ka elektronika mbi mjedisin jetësor dhe shëndetin e njerëzve mund të minimizohet nëpërmjet aktiviteteve me të cilat prodhuesit e elektronikës do të jenë të përgjegjshëm për pajisjet e tyre gjatë tërë ciklit jetësor të prodhimit dhe me të cilat konsumatorët nxiten që përsëri ta përdorin pajisjen funksionale dhe t’i mbajnë e-mbeturinat jashtë deponive.
Hapat e ardhshëm në projektin BEWMAN janë shpërndarja e hulumtimeve nacionale (me të cilat hulumtohet gjendja me e-mbeturinat në secilin vend partner) dhe mbajtja e një sërë ngjarjesh publike nacionale për ngritje të vetëdijes për problemin me e-mbeturinat dhe të bëhet shtypje për politika dhe praktika më të mira për menaxhim me e-mbeturinat në rajon.
Ndaje: