Më 4 maj, maratonasit u shoqëruan në hapësirat e Qendrës për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit në Dibër (Qendra për kulturë) me fillim në ora 14. Ndërsa, më 9 maj, maratoni u mbajt në hapësirat e Fondacionit Fokus në Veles, me fillim në orën 16.
Sikurse edhe maratonet paraprake, edhe këto maratone filluan me një trajnim të shkurtër për shfrytëzimin e platformës wiki.mk. Pastaj, duke i ndjekur hapat për vendosje, redaktim dhe azhurnim të përmbajtjeve tekstuale dhe fotografive, pjesëmarrësit filluan që individualisht t’i fusin tekstet dhe fotografitë e përgatitura më parë nga lëmitë e ndryshme, duke i shfrytëzuar wiki-veglat.
Në maratonin në Dibër kishte 16 pjesëmarrës të pranishëm, vullnetarë, arsimtarë, nxënës nga shkolla “Said Najdeni” nga Dibra, përfaqësues të shoqatës “Radika DE”- Dibër, si dhe përfaqësues nga Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit në Dibër. Gjatë maratonit u krijuan rreth 20 artikuj në gjuhën shqipe dhe maqedonase.
Ndërsa në Veles, kishte 12 përfaqësues, vullnetarë nga organizatat Hapat e të rinjve, Klubi Media Aktiv, Parlamenti rinor i fëmijëve të Maqedonisë dhe Fondacioni Fokus. Pjesëmarrësit vendosën rreth 15 artikuj në gjuhën maqedone dhe 1 artikull në gjuhën turke.
Me këto ngjarje u promovua Wiki.mk dhe wiki-teknologjia në përgjithësi, si mjet për përbashkimin e informatave me rëndësi lokale dhe pjesëmarrje aktive qytetare duke i shfrytëzuar teknologjitë e reja.
Maratonet janë pjesë e projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së Ulët. Nga fundi i muajit maj dhe në fillim të muajit qershor, edhe 2 maratone të këtilla do të mbahen në Shkup.
Ndaje: