Prezantimi ishte një udhëzues për shkruarjen e politikës për privatësi, të bazuar në shërbimet që do t’i ofronte ueb-faqja, dhe në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave të Republikës së Maqedonisë. Pjesëmarrësit u njoftuan me atë se ç’është politika për privatësi, çka mundëson ajo, si të krijohet, cilat janë parimet dhe hapat kryesorë për krijimin e politikës për privatësi.
Në fund, pjesëmarrësit morën kopje të udhëzuesit „Si deri te politika për privatësi“ dhe të posterit, që e përmban zotimin për mbrojtjen e privatësisë.
Ky prezantim paraqet vazhdim të iniciativës së fondacionit Metamorfozis për ngritjen e nivelit të njohurive dhe të vetëdijes për nevojat për krijimin e politikave përkatëse për privatësi në ueb-faqe, që në perspektivë do të çonte edhe deri te rritja e numrit të tyre.
Ndaje: