Prej 12 deri më 16 nëntor 2014, në hapësirat e hotelit Sirius, në Strumicë, u mbajt trajnimi treditor për përfaqësim, e menjëherë pastaj edhe trajnimi për qasje të lirë deri te informatat dhe praktikat antikorruptive, të cilin e ndoqën grantistët e projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”.

DSC_0908

Në ditën e parë të trajnimit, pjesëmarrësve iu prezantuan disa aspekte të përfaqësimit, ndërsa në dy ditët tjera grantistët kishin mundësi të dëgjojnë më tepër rreth qasjes së lirë deri te informatat, si vegël për transparencë më të madhe dhe për praktika antikorruptive. Gjatë pesë ditëve pjesëmarrësit përveç pjesës teorike, kishin mundësi të marrin pjesë edhe në zbatimin praktik të asaj që u mësua duke realizuar detyra dhe ushtrime të ndryshme.DSC_0860

Këto trajnime janë pjesë e ciklit të trajnimeve të parapara që do të mbahen në periudhën e ardhshme, në kuadër të projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”, të cili e realizon Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me QMAE-në dhe Reaktor-in – hulumtimi në aksion, e me ndihm financiare të Komisionit Evropian nëpërmjet programit IPA CIVIL SOCIETY FACILITY (CSF) 2012-2013.

Ndaje: