Në periudhën prej 18 deri më 20 nëntor, 7 gazetarë të portalit Qyteti im (“Mojot grad”), ndoqën trajnim për gazetarë qëllimi i të cilit ishte të rriten njohuritë dhe shkathtësitë e gazetarëve me qëllim të adaptimit të tyre me nevojat dhe trendet aktuale në gazetari.

Trajnimi u mbajt në Kavadar, dhe zgjati 3 ditë pune. Dita e parë përfshiu redaktim të avancuar të përmbajteve në ueb-platformën Joomla, standardet gazetareske dhe rregullat për redaktim të teksteve, të drejtat autoriale dhe licencat e lira Creative Commons dhe zbatimin e tyre praktik në kontekst digjital, përpunim të fotografive me softuerin Gimp dhe përpunim të shpejtë të fotografive me Picassa.

Dita e dytë filloi me inçizimin e audio-lajmeve dhe përpunimin e tyre me softuerin Audacity, ndërsa vazhdoi me krijimin e video-përmbajtjeve dhe përpunimin e video-materialit me ndihmëne Windows movie maker.

Ditën e fundit u punua në temën e multimedias në ueb, duke përfshirë krijimin e slide-show me fotografi me ndihmën e shërbimit për fotografi Flickr, publikimin e audio-përmbajtjeve në ueb me Sound Cloud, përpunimin e slajdkasteve (prezantime + audio prapavijë) me Slideshare, publikimin dhe përpunimin e video-përmbajtjeve në ueb me Youtube, si dhe titlim të video-përmbajtjeve me Dotsub.

Për fund, pjesëmarrësit u njohën edhe me mënyrat për promovim të përmbajtjeve nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter, teknikat për interaksion me publikun në internet dhe tërheqjen e publikut të ri. Në këtë pjesë u përfshi edhe Instagrami, dhe zbatimet e tij në sferën e gazetarisë onlajn.

Me këtë, numri i gazetarëve të trajnuar arriti në 56, ndërsa Metamrfozis do të vazhdojë edhe më tutje me implementimin e këtyre trajnimeve.

Ndaje: