Samiti i Lirisë së Internetit i cili u zhvillua në Strugë nga 24 deri më 28 qershor 2024, u hap me diskutimin në panel Mbrojtja e njerëzimit në peizazhin digjital, i organizuar nga Fondacioni Metamorfozis.

Ky diskutim u realizua në formë të bashkëbisedimit rreth implikimeve etike të të drejtave të njeriut në internet dhe dinjitetit njerëzor gjatë hartimit të zgjidhjeve teknologjike të ndërtuara mbi bazën e algoritmeve dhe inteligjencës artificiale, duke e theksuar krijimin e “teknologjisë së mirë” që e respekton privatësinë, e promovon mosdiskriminimin, transparencën dhe i përmbush realisht nevojat e ndryshme të të gjitha kategorive të qytetarëve.

Përmes këtij diskutimi, u biseduan edhe gjetjet e Hulumtimit mbi efektin e teknologjive të reja, me fokus të veçantë të inteligjencës artificiale, në të drejtat e njeriut në internet të kryer nga Fondacioni Metamorfozis, si dhe standardet etike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet gjatë vendimmarrjes automatike të cilat i sugjeron hulumtimi.

Diskutimi i moderuar nga Milla Josifovska Danilovska nga Fondacioni Metamorfozis u realizua me pjesëmarrjen e Elena Stojanovskës, eksperte për mbrojtjen e të dhënave personale dhe bashkë-autore e hulumtimit dhe prof. Aleksandër Karadimçe nga Universiteti i Shkencave dhe Teknologjive të Informacionit “Shën. Apostulli Pal” – Ohër.

Mesazhi që u përcoll përmes këtij diskutimi është se duke i adresuar këto shqetësime kritike etike, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje ku teknologjia shërben për të fuqizuar dhe për të përfshirë, në vend që të margjinalizojë apo të ndërhyjë në segmente të ndryshme të shoqërisë sonë.

 

Ndaje: