Për të festuar vitin 2021 dhe sukseset e shumta që ishin pjesë e tij, do të ndajmë me ju 12 arritjet e Metamorfozis për këtë vit.
- Hakatone për të dhënat e hapura
Në vitin 2021 organizuam dy hakatone për të dhënat e hapura, të cilat rezultuan në krijimin e dy aplikacioneve interesante të zhvilluara duke u bazuar në grupet e të dhënave të publikuara nga institucionet.
Aplikacioni i parë mundëson shndërrimin e buxheteve komunale në formate të lexueshme nga makinat që mund të krahasohen dhe vizualizohen më tej. Aplikacioni i dytë do të hartëzojë dhe krahasojë të dhënat për kushtet e punës dhe infrastrukturën e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut.
Falënderojmë sinqerisht Discindo dhe Web Pillar&Data Consulting për punën e tyre të palodhur në hakatone dhe për krijimin e këtyre mjeteve të shkëlqyera.
Hakatoni u organizuan në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare – Maqedonia e Veriut.
Në vitin 2021, Metamorfozis mbështeti 41 OShC përmes granteve. 30 prej këtyre organizatave punojnë në mënyrë aktive për të promovuar Agjendën Digjitale në Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër punojnë për përgjegjësinë sociale, transparencën, anti-korrupsionin dhe edukimin mediatik.
Përveç mbështetjes financiare, Metamorfozis ofroi programe për ngritjen e kapaciteteve në fusha të ndryshme për të gjitha organizatat e shoqërisë civile, gjë që u ndihmoi në përmirësimin e punës së tyre.
Përveç kësaj, përmes programit për donacione softuerike – TechSoup, Fondacioni ofroi 187 paketa softuerike falas për 16 organizata.
Përmes mbështetjes që i kemi ofruar shoqërisë civile në rajon, janë themeluar 15 qendra lokale për mbështetjen e shërbimeve elektronike, ku deri më tani janë ndihmuar mbi 18,000 qytetarë që të përdorin në mënyrë efektive shërbimet specifike elektronike në vendet e tyre.
Falënderim i madh për të gjithë anëtarët e Rrjetit ICEDA që punuan me përkushtim në bazë ditore për t’i sjellë përfitimet e digjitalizimit më pranë qytetarëve.
Agjencia e lajmeve Meta.mk më 19 tetor publikoi një tekst për gjimnazisten 16-vjeçare Mia Çiçkaroviq, e cila u deklarua se ishte diabetike dhe kishte nevojë për sensorë për të matur pa dhimbje glukozën në gjak: https://meta.mk/potrebni-ni-se-senzori-za-bezbolno-merenje-na-glikemijata-veli-mia-chichkarikj-16-godishna-srednoshkolka-so-dijabetes/
Pas këtij shkrimi në Meta.mk, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe më 21 tetor e ftoi në bisedë gjimnazisten Mia dhe i ka premtuar se që sot ka filluar blerja e sensorëve të diabetit që do të jenë falas për pacientët: https://www.facebook.com/filipce.venko/posts/2799688317004850
Meta.mk më 21 tetor ka shkruar një tekst për takimin e Filipçes me gjimnazisten Mia dhe blerjen e premtuar: https://meta.mk/filipche-zapochna-nabavkata-na-bezbolni-senzori-za-dijabetes/
Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk: “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”, u mbajt në periudhën nga 30 nëntori deri më 3 dhjetor në format hibrid, duke mbledhur folës, trajnerë dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, në sallën e konferencave në Shkup dhe në platformën ZOOM. Konferenca kishte për qëllim t’i bashkonte praktikuesit dhe teoricienët për një sërë temash që i paraqitën sfidat urgjente, si dhe mundësitë e epokës digjitale.
Në konferencë morën pjesë 631 pjesëmarrës nga 27 vende, të cilët e pasuruan karakterin ndërkombëtar të konferencës.
Transmetimi i drejtpërdrejtë në Facebook arriti mbi 7644 njerëz dhe ne jemi shumë krenarë që mundëm të ofrojmë mënyra të ndryshme për pjesëmarrësit për ta ndjekur konferencën.
Gjatë vitit 2021, Metamorfozis trajnoi dhe mentoroi 27 institucione të pushtetit lokal dhe qendror për të hartuar dhe përmirësuar politikat e tyre të të dhënave të hapura si praktika. Janë përgatitur mbi 270 grupe të dhënash bazë, me të cilat janë publikuar të dhëna të rëndësishme për punën e institucioneve, si dhe për regjistrat që i mbajnë.
Mbështetja e kulturës së hapur të sektorit publik është një pjesë e rëndësishme e misionit të Metamorfozis dhe në vitin 2021 kishim mundësi të japim një kontribut të rëndësishëm për këtë.
Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë nxorri një vendim ku thuhet se institucioni nuk do t’u kërkojë më qytetarëve që të dorëzojnë certifikata të lindjes “jo më të vjetër se gjashtë muaj”, siç ishte praktika e deritanishme. Ky vendim ishte pasojë e drejtpërdrejtë e hulumtimit të Portalb-it përmes iniciativës Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale, i cili publikoi disa dëshmi të qytetarëve dhe mendime të ekspertëve dhe kërkoi shpjegim nga institucionet përkatëse.
Mediat janë një mjet i vlefshëm për të shprehur shqetësimet e qytetarëve dhe për të avokuar për ndryshime, siç tregon edhe ky shembull. Urime për Suad Bajramin dhe ekipin e Portalb-it për punën e shkëlqyer.
8. Ngjarje në vitin 2021
Në vitin 2021, organizuam rreth 40 ngjarje rajonale, kombëtare dhe lokale për ngritjen e vetëdijes dhe për avokim, duke mbuluar çështje nga fusha e edukimit mediatik, Agjendës Digjitale, të dhënave të hapura, llogaridhënies së qeverisë, dezinformatave rreth Kovid 19 dhe shumë të tjera. Me këto përpjekje, kemi angazhuar drejtpërdrejt të paktën 2.800 njerëz dhe do të vazhdojmë t’i mobilizojmë komunitetet për ndryshime pozitive dhe të kërkojmë llogari nga qeveria.
9. Aktivitetet për zhvillimin e kapaciteteve
Në vitin 2021 kemi organizuar rreth 55 aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve, duke angazhuar të paktën 2.400 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, gazetarë, mësimdhënës, të rinj dhe institucione. Ofruam trajnime në fushat e edukimit mediatik, luftimit të dezinformatave, të dhënave të hapura, përdorimit të shërbimeve elektronike, mbrojtjes së të dhënave, sigurisë kibernetike, krijimit dhe përdorimit të burimeve të hapura arsimore dhe të tjera. Zhvillimi i kapaciteteve është një komponent i rëndësishëm i programit tonë dhe një shtyllë e rëndësishme në atë që e ka bërë vitin 2021 një vit të suksesshëm.
10. Lufta kundër infodemisë
Në vitin 2021, Vërtetmatësi publikoi mbi 1.000 artikuj, 400 prej të cilëve ishin verifikime të fakteve për Kovid-19 dhe vaksinat e disponueshme në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Jemi marrë me përkushtim me infodeminë dhe kemi kontribuar ndjeshëm në ngritjen e vetëdijes së publikut të gjerë për përhapjen e dezinformatave të rrezikshme, veçanërisht në rrjetet sociale. Në vazhdim është dhënë një përmbledhje e luftës së Vërtetmatësit kundër infodemisë në vitin 2021: https://bit.ly/3JBBsbM
11. Analizat më të njohura në vitin e kaluar
Në vitin 2021, Fondacioni Metamorfosis publikoi 15 raporte dhe analiza. Këto janë 8 analizat më të njohura për vitin e kaluar:
- Analiza e dezinformatave në lidhje me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut: https://metamorphosis.org.mk/izdanija_arhiva/analiza-na-dezinformaciite-povrzani-so-kovid-19-vo-severna-makedonija/
- Monitorimi i procesit të eurointegrimeve: Reformat në sektorin e mediave Reforma në gjysmë të rrugës – vullneti politik herë ekziston e herë jo https://metamorphosis.org.mk/izdanija_arhiva/sledenje-na-procesot-na-evrointegracii-reformi-vo-mediumskiot-sektor-reformi-na-polovina-pat-politichkata-volja-chas-ja-ima-chas- ja-nema /
- Analizë e e-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut https://metamorphosis.org.mk/izdanija_arhiva/analiza-na-e-uslugite-vo-opshtinite-vo-republika-severna-makedonija/
- Indeksi i hapjes së vetëqeverisjes lokale 2021: https://metamorphosis.org.mk/izdanija_arhiva/indeks-na-otvorenost-na-lokalnata-samouprava-2021/
- Doracak për sigurinë digjitale për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe profesorët e shkollave të mesme: https://bit.ly/3EBEQQ9
- Observatori i Agjendës Digjitale – Raport mbi situatën aktuale dhe udhërrëfyes për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut: https://metamorphosis.org.mk/izdanija_arhiva/opservatorija-za-digitalnata-agenda-izveshtaj-za-tekovnata-sostojba-i-patokaz-za-unapreduvanje-na-digitalnata-agenda-vo-severna-makedonija/
- Vlerësimi i qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes – Kuvendi dhe pushteti ekzekutiv 2021: https://metamorphosis.org.mk/izdanija_arhiva/procenka-na-dobroto-vladeenje-vo-severna-makedonija-i-regionot-preku-indeksot-na-otvorenost-sobranie-i-izvrshna-vlast-2021/
- Kontributi i Fondacionit Metamorfozis në konsultimin publik për Propozim-Strategjinë Kombëtare për TIK 2021-2025 dhe Planin shoqërues aksional (II): https://metamorphosis.org.mk/aktivnosti_arhiva/prilog-na-fondacijata-metamorfozis-kon-javnata-konsultacija-za-nacrtot-na-nacionalnata-strategija-za-ikt-2021-2025-i-pridruzniot-akciski-plan-ii/
- Mbi 300.000 ndjekës në rrjetet sociale
Në vitin 2021, rreth 300.000 ndjekës i ndoqën aktivitetet e Fondacionit përmes faqeve të Metamorfozis në Facebook dhe Twitter, si dhe në faqet e Portalb-it, Vërtetmatës-it, Meta, ICEDA, KriThink, Action See, RHA.
Ju falënderojmë për besimin!
URIME FESTAT 🙂
Ndaje: