Megafon është një ngjarje ndërkombëtare vjetore e organizuar nga TechSoup Global si një hapësirë për diskutime dhe mësim për të stimuluar ide të reja midis aktivistëve, grupeve të veprimit dhe OJQ-ve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Azia Qendrore dhe Kaukazi që punojnë në fushën e ndërtimit të narrativeve pozitive dhe parandalimit të dezinformatave.

Këtë vit, ngjarja u mbajt në datat 13 dhe 14 nëntor në Bratisllavë, Sllovaki, e si pjesëmarrës nga ana e Fondacionit Metamorfozis, ishin të pranishëm Goshe Nikollov, gazetar në Meta.mk, Fisnik Xhelili, gazetar në Portalb dhe Marijana Jançeska, specialiste për inkurajimin e hapjes. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe grantmarrës nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia, të mbështetur përmes Programit për Aktivizëm Digjital.

Ndaje: