Më 16 qershor do të ketë ngjarje në komunat e Çairit dhe të Dibrës, ndërsa më 17 qershor kjo do të ndodhë në Gostivar. Fillimi i ngjarjeve është në orën 12.
Dita e hapur do të organizohet me qëllim që të realizohet takim, kontakt dhe njohje e anëtarëve të Komisionit me qytetarët e komunave. Nëpërmjet organizimit të ditës së hapur, qytetarëve do t’u mundësohet, që para institucioneve kompetente t’i paraqesin problemet dhe nevojat e tyre në nivel lokal, me qëllim që të gjenden mundësi për zgjidhjen e tyre. Gjatë ditës së hapur, do të bëhet edhe promovimi i Doracakut për Komisionet për marrëdhënie ndëretnike.
Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Model për komunikim efikas ndërmjet Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarëve” (MEK), i financuar nga Bashkimi Evropian.
Ndaje: