Më 10.02.2020 Fondacioni Metamorfozis mbajti uebinar “Si të ndërtojmë një sistem të fortë dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e privatësisë”, në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë- financuar nga Bashkimi Evropian.

Në uebinar u diskutua Ligji aktual për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe mekanizmat në Maqedoninë e Veriut nga aspekti i OShC-ve, institucioneve dhe qytetarëve, dhe përmes tij u ofruan njohuri dhe mbështetje për OShC-të dhe institucionet për harmonizimin dhe institucionet e tyre të plotë me obligimet që i përcakton ligji. Mbi 150 qytetarë të interesuar, përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, shkollave dhe sektorit të biznesit, patën mundësinë përmes uebinarit të kuptojnë ligjin dhe fuqinë e (keq)përdorimit të të dhënave të tyre personale nga subjekte të tjera, por edhe rreziqet e ndarjes së të dhënave personale të të tjerëve pa asnjë pëlqim.

Uebinari u mbajt në gjuhën maqedonase përmes platformës ZOOM, ndërsa video-incizimin mund ta shikoni më poshtë.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: