Me ftesë të “Danes je nov dan” (Sot është një ditë e re), Fondacioni Metamorfozis ishte pjesë e panelistëve në Konferencën e parë të Sovranitetit Digjital që u zhvillua në Lubjanë të Sllovenisë, nga 24 deri më 26 tetor 2023. Fokusi i konferencës ishte fuqia transformuese e një shoqërie civile aktive dhe të angazhuar. Nga betejat ligjore frymëzuese dhe fushatat e aktivistëve e deri te zbulimet inxhinierike, ngjarja eksploroi mënyra alternative të të menduarit rreth idesë së përparimit teknologjik. Të udhëhequr nga një konstelacion zërash magjepsës, qëllimi ishte të riformësohej diskursi dhe të ripërcaktohej narrativi, duke e shtyrë përpara rajonin tonë drejt avangardës së lëvizjes globale të sovranitetit digjital.

Burimi: Postimi në faqen zyrtare në Twitter të Presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Pjesëmarrja e Fondacionit Metamorfozis dhe ICEDA-s u mbështet nga programi i bursave të ambasadave rajonale të Mbretërisë së Holandës, i cili iu dha Milla Josifovska Danillovskës, menaxhere e programeve për përgjegjësi shoqërore dhe të drejtat e njeriut online në Fondacionin Metamorfozis.

Nëpërmjet pjesëmarrjes së saj si paneliste, ajo kontribuoi në hapësirën e komunitetit DISCO, ku aktivistë dhe praktikues të përzgjedhur i prezantuan iniciativat e tyre dhe mundësuan diskutime për të stimuluar veprimin dhe për të ndërtuar komunitetin rreth sovranitetit digjital. Së bashku me Kris Shrishak (Këshilli Irlandez për Liritë Civile) dhe Jan Ainali (Fondacioni i Kodit Publik), Josifovska Danillovska mori pjesë në hapësirën për Politika dhe politika të teknologjisë. Nga rregullimi i teknologjisë në nivel të BE-së, deri te iniciativat lokale për angazhimit të qytetarëve, e pastaj deri te rëndësia e bashkëpunimit për të arritur sovranitetin digjital, ky panel e theksoi kompleksitetin e menaxhimit të teknologjisë. Të pranishmit iu bashkuan këtij paneli mbi kryqëzimet e politikës, politikave dhe teknologjisë.

Fotografia: Tina Erzhen

Prezantimi i Josifovska Danillovskës u përqendrua në shkëmbimin e përvojave dhe praktikat e mira, si dhe sfidat e fituara përmes iniciativës Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA, një projekt dhe rrjet i financuar nga Be-ja, i fokusuar në rritjen e përfshirjes së qytetarëve në formësimin dhe zbatimin e Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor, ose më saktë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi.

Fotografia: Tina Erzhen

Duke folur për idenë që qëndron pas ICEDA-s dhe për vetë Agjendën Digjitale, ajo theksoi: “Mungesa e kësaj teme nga diskursi publik ishte për shkak se institucionet nuk i komunikonin aktivitetet lidhur me Agjendën Digjitale rregullisht dhe në një gjuhë të kuptueshme për qytetarët, shumica e mediave në rajon as nuk ishin të interesuara dhe as në gjendje t’i mbulonin çështjet e e-qeverisë dhe të drejtat digjitale, organizatat e shoqërisë civile nuk kishin kapacitet për t’i kuptuar dhe për t’i shfrytëzuar sa më shumë mundësitë që lindin nga përdorimi i teknologjive digjitale dhe për t’u përballur me rreziqet dhe sfidat që lindin, kështu që qytetarët mbetën të hutuar, të shqetësuar ose të pavetëdijshëm për sigurinë e tyre në internet dhe shpesh ata binin pre e mashtrimeve të thjeshta kibernetike ose vendosën që megjithatë t’i përdorin shërbimet publike në sportel. Duke qenë se transformimi digjital është një proces i kushtueshëm, nëse nuk përdoren shërbimet elektronike, atëherë ky investim është thjesht “para publike të hedhura në ujë”.

Kjo është arsyeja pse projekti ICEDA ka punuar për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në promovimin, formësimin dhe zbatimin e Agjendës Digjitale në përputhje me nevojat e qytetarëve, ose thënë ndryshe, ka punuar në shfrytëzimin e potencialit të sektorit civil për të ndikuar në zhvillimet digjitale për të mirën e qytetarëve. ”

Sipas aktorëve përkatës, si dhe monitorimit dhe vlerësimit të jashtëm të kryer nga një ekspert për këtë nismë, u dëshmuar se ICEDA ka një rol pionier në lidhje me përfshirjen e sektorit civil në Agjendën Digjitale. Një arsye më shumë pse Metamorfozis duhet ta ndajë këtë përvojë me publikun nga rajoni dhe më gjerë.

Ajo përfundoi duke thënë se kjo është vetëm një pjesë e asaj që ICEDA e ka bërë në tre vitet e fundit përmes kësaj nisme, por se efektet shihen në afat të gjatë, dhe një pjesë e ndikimit po zhvillohet tani. “Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të themi se iniciativa të tilla nuk mund të bëhen për disa muaj, madje as vetëm për një vit, por se ka nevojë për një qasje të vazhdueshme dhe sistematike për të përballuar sfidat dhe, më e rëndësishmja, për të formuar ndërgjegjësimin tek qytetarët” – përfundoi ajo.

Fotografia: Tina Erzhen

Më shumë informacion për konferencën mund të gjeni këtu.

Ndaje: