Fondacioni Metamorfozis është pjesë e projektit Ministry of Data (Ministria për të dhëna) i cili paraqet një sfidë rajonale për projekte me të dhëna të hapura në vendet e Evropës Juglindore. Ky projekt është krijuar në partneritet me Ministrinë për Financa të Republikës së Sllovakisë, UNDP-në dhe organizatën joqeveritare nga Sllovakia – SOVVA.

Ideja për “Ministry of Data” vjen nga interesi i shtuar për të dhënat e hapura nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe nga entuziazmi i komunitetit të internetit për t’u kyçur në proceset për të shkaktuar ndryshime sociale.

Screen Shot 2015-10-19 at 6.39.28 PM

Ftohen të gjithë të interesuarit nga Evropa Juglindore, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, që të aplikojnë me idetë e tyre për analiza dhe vizualizime të të dhënave për financat në këto vende, të cilat “Ministry of Data” i ka vënë në dispozicion për shfrytëzuesit.

Kjo është një mundësi për të gjithë ata që i duan të dhënat dhe që duan ta kuptojnë se në ç’mënyrë qeveritë në Evropën Juglindore i shpenzojnë paratë e të obliguarve tatimorë. Ideja është që të përpunohen të dhënat të cilat ne i vëmë në dispozicion, për ndonjë të mirë publike: nëse ju gjeni ndonjë mënyrë se si e gjithë kjo të duket logjike, edhe qytetarët do ta bëjnë të njëjtën. Janë të mirëseardhura vizualizimet/analizat, aplikacionet për celularë dhe e-zgjidhjet e tjera. Mund të fitoni shpërblim me para dhe skema mentoriale të përgatitura vetëm për ju dhe ekipin tuaj.

Sfida është që të realizohet një vegël me licencë të MIT-it në bazë të të dhënave të hapura, e cila do të jetë në dispozicion të qytetarëve dhe do t’u ndihmojë atyre që më mirë ta mbikëqyrin punën e qeverisë.

Këtë vit fokusi është te financat publike, ndërsa sfida është e hapur për të gjithë që kanë mbi 18 vjet.

Mund t’i shfrytëzoni të dhënat që tashmë janë shtuar në ueb-faqen e tyre nëpërmjet partnerëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Sllovakia, mirëpo edhe të dhënat nga Banka Botërore. Mirëpo, poashtu, të gjithë inkurajohen që të gjejnë burime plotësuese me të dhëna relevante.

Në fakt, sa më shumë të dhëna të ketë në zgjidhjen tuaj, aq më të mëdha janë gjasat që të fitoni në këtë sfidë. Kështu që hapi i parë do të ishte verifikimi i të dhënave, i dyti është krijimi i ekipit që do të punojë dhe i treti aplikimi me ide deri më 1 nëntor 2015.

Mund të aplikojnë studentë, kompani të sapoformuara (start-up), biznese të zhvilluara, aktivistë dhe përfaqësues të sektorit qytetar, ose edhe më mirë, përzierje e më tepër kategorive. Në procesin e përzgjedhjes, katër ekipet më të mira do të ftohen në seminar përgatitor në Nova Goricë, në Slloveni. Në fund, ekipi fitues do të fitojë 10.000 dollarë amerikanë si shpërblim.

Më tepër informata mund të gjeni në ueb-faqen: ministryofdata.info dhe në Facebook dhe Тwitter.

Ndaje: