Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” shpalli thirrjen për angazhim të gazetarëve në redaksitë e “Meta.mk” dhe “Portalb.mk”.

Nëse keni aftësi për të shkruar, nëse ju pengojnë padrejtësitë dhe dëshironi të ngrini fuqishëm zërin tuaj, aplikoni sot! Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një redaksie e cila maksimalisht respekton dhe zbaton parimet etike dhe profesionale gazetareske, ju keni gjetur vendin e duhur.
Nëse jeni entuziastë të guximshëm, të dhënë pas mendimit të lirë, gazetarisë hulumtuese dhe dëshironi të ndikoni në përmirësimin e gjendjes në vendin tonë, çfarë prisni? Aplikoni!

Të interesuarit që kanë përvojë në gazetari mund të kenë përparësi ndaj të tjerëve, por faktori vendimtar nuk do të jetë përvoja e tyre, por kreativiteti dhe entuziazmi i tyre.

Për të dy mediat, të interesuarit duhet të kenë aftësi digjitale.

Pritet nga të interesuarit për të punuar në redaksinë e “Portalb.mk” të flasin rrjedhshëm dhe të shkruajnë pastër gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Pritet nga të interesuarit për të punuar në redaksinë e “Meta.mk” të flasin rrjedhshëm dhe të shkruajnë pastër gjuhën maqedonase si dhe angleze.

Kandidatët duhet të dërgojnë biografinë e tyre (CV) të shkurtër dhe Letrën e motivimit, në formë elektronike në adresën: konkurs@metamorphosis.org.mk më së voni deri në datë 15.02.2020.

Fondacioni “Metamorfozis” beson se duke e theksuar barazinë gjinore në ambientet e punës, rritet në shkallë maksimale efikasiteti i projekteve, fuqizohet organizata, përmirësohen resurset programore dhe koordinimi me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm të organizatës. Fondacioni “Metamorfozis” siguron respektimin e plotë të ligjeve dhe politikave nacionale që kanë të bëjnë me gjininë dhe punën, barazinë gjinore në qasjen ndaj mundësive të trajnimit, arsimimit, pjesëmarrjen në procesin e vendimmarrjes dhe që kontributi i grave dhe burrave të jenë të dukshëm dhe të vlerësohen.

Ndaje: