Ministry of Data në bashëpunim me Fondacionin Metamorfozis ju ftojnë në Мinistry of Data meetup në Shkup, i cili do të mbahet më datë 24.11.2016 duke filluar në orën 17:00, në Cresha Bar! Klikoni këtu për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj në këtë meetup.

Çfarë është Ministry of Data?

Ministry of Data është sfidë rajonalе për krijimin e aplikacioneve që e mbështet potencialin kreativ të të rinjve, të dhënat e hapura dhe përparimin e teknologjisë për udhëheqje inkluzive në rajonën e Ballkanit Perëndimor. Në qoftë keni ide si t’i transformoni qytetet tona dhe ta përmirësoni udhëheqjen, efektivitetin dhe pjesëmarrjen e publikut në nivel të qyteteve, dhe keni më shumë se 18 vjet, Ju ftojmë të na bashkangjiteni! Afati për paraqitje është 5 dhjetori i vitit 2016.

A keni ndonjë ide si t’i transformojmë qytetet tona dhe si ta përmirësojmë qeverisjen, efektivitetin dhe pjesëmarrjen publike në nivel lokal?

A mund të zbatohet ideja juaj në Ballkanin Perëndimor?

A ju pëlqen të përpunoni të dhëna për të mirën e përgjithshme: nëse gjeni mënyrë që t’u jepni kuptim atyre, edhe qytetarët do të mund ta bëjnë këtë.

Vizualizimet/analizat, aplikacionet për celularë dhe e-zgjidhjet e tjera janë të mirëseardhura. Dy ekipe do të fitojnë skema të përshtatura të mentorimit dhe shpërblim në para në vlerë prej 2500 dollarësh.

A jeni të interesuar të punoni me të dhëna hapësinore? Mund të fitoni shpërblim special prej 2500 dollarëve të tjerë për vizualizimet/analizat, aplikacionet për celuarë dhe e-zgjidhjet e tjera që i përdorin të dhënat hapësinore.

A keni më shumë se 18 vjet?

Atëherë na bashkangjiteni! Afati i fundit është 5 dhjetor.

Regjistrohuni që të aplikoni në: http://www.ministryofdata.info/

Ndiqni zhvillimet në faqen në Facebook-ut: https://www.facebook.com/Ministry-of-Data-895465933928755/

Ndaje: