Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink – qendra për strategji evropiane” i publikojnë fituesit e granteve në kuadër të programit për grante të vogla të projektit “”Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink” i cili është i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kjo thirrje e parë për dorëzimin e propozim-projekteve u dedikohet iniciativave të organizatave lokale qytetare në partneritet me mediat me të cilat promovohet krijimi i kulturës së mendimit kritik duke i promovuar njohuritë elementare mediatike, gjegjësisht iniciativat që kanë për qëllim realizimin e qëllimeve të projektit, nëpërmjet aktiviteteve të përshtatura me nevojat në nivel lokal në secilin prej 8 rajoneve planifikuese.

Në këtë thirrje aplikuan gjithsej 41 organizata nga tetë rajonet planifikuese.

Gjatë evaluimit të propozim-projekteve sipas kritereve të përcaktuara në Thirrje, Juria vendosi të ndajë 6 grante në këto rajone planifikuese: të Vardarit, Lindor, Jugperëndimor, të Pellagonisë, Verilindor dhe të Shkupit. Bartës në granteve janë organizatat qytetare që kanë formuar partneritete me mediat, si dhe me organizatat e tjera qytetare ose institucionet publike:

 

Lista e projekteve të miratuara sipas organizatave
Organizata Rajoni Projekti
Fondacioni për zhvillim lokal dhe demokraci, Fokus – Veles Rajoni i Vardarit “Lexo edhe në mes rreshtash”
Shoqata e qytetarëve, Media Plus – Shtip Rajoni lindor “Qytetari me njohuri elementare mediatike – për nder pas stres, gjeje lajmin e vërtetë”
“Shoqata e qytetarëve “Diversity Media” – Shkup Rajoni jugperëndimor “Mendimi kritik për qytetarë aktivë”
Shoqata për zhvillimin e arsimit qytetar dhe shoqëri civile GANIMED – Manastir Rajoni i Pellagonisë “Temë për dilemë”
Qendra për bashkësinë rome DROM – Kumanovë Rajoni Verilindor “Njohuri elementare mediatike për të rinjtë”
Instituti maqedonas për studime evropiane – Shkup Rajoni i Shkupit “Mos u bë cak mediatik”

 

Fillimisht në thirrje ishte paraparë të zgjidhen tetë fitues të granteve, nga një në çdo rajon planifikues, mirëpo për shkak të mungesës së aplikacioneve cilësore që u pranuan, Juria vendosi që të ndahen grante për vetëm 6 fitues. Mjetet e mbetura është paraparë të shfrytëzohen në kuadër të thirrjes së dytë për grante të vogla në kuadër të këtij projekti, kur mund të ndahen edhe një numër më i madh i granteve se sa tetë grantet e planifikuara fillimisht.

Grantistët e përzgjedhur do t’i trajtojnë sifdat me të cilat përballen mbështetësit e edukimit elementar mediatik, të cila kanë të bëjnë me nevojën për të arritur deri te një publik sa më i gjerë me qëllim që të zhvillohen raporte të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet organizatave të shoqërisë qytetare, mediave dhe qytetarëve. Me këtë rast, projektet përfshijnë përdorimin e teknologjive digjitale për promovimin e përmbajtjeve për edukim publik në mënyrë efektive dhe novatore dhe tejkalimin e pengesave që çojnë deri te mungesa e bashkëpunimit ndërsektorial. Qasja e këtillë ka për qëllim t’i përforcojë pozitat e organizatave qytetare, duke e rritur kapacitetin e tyre si faktor të zhvillimit në bashkësitë e tyre.

Ndaje: