Pesë organizata të shoqërisë civile, duke përfshirë edhe Fondacionin Metamorfozis, janë përfitues të granteve nga projekti Smart Balkans – Shoqëria Civile për një Ballkan Perëndimor të Lidhur.

Projekti SMART Balkans synon të kontribuojë për forcimin e demokracive pjesëmarrëse dhe integrimet euroatlantike në Ballkanin Perëndimor duke i forcuar dhe inkurajuar organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) dhe rrjetet e OSHC-ve që të luajnë një rol më të fortë dhe më aktiv në procesin e krijimit të shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, nënshkroi sot marrëveshjen e grantit, me të cilën edhe zyrtarisht fillon projekti “MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike”.

Përmes aktiviteteve të projektit inkurajohet ndërgjegjësimi dhe kuptimi në radhët e komunitetit për rëndësinë e projektit, duke u siguruar që çështjet e higjienës së duhur dhe të rregullt kibernetike dhe trajtimi efektiv i kërcënimeve kibernetike (phishing, inxhinieri sociale, softuerët keqdashës (malware), dezinformatat online, vjedhja e të dhënave personale, etj.) të marrin vëmendjen, burimet dhe përpjekjet e përbashkëta të nevojshme për zgjidhje efektive.

Lexoni më shumë rreth projektit këtu.

Projekti “MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike” mbështetet nga një grant nga Ndërhyrja Kombëtare e Projektit Rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për një Ballkan Perëndimor të Lidhur” i zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Ndaje: