Fondacioni Metamorfozis dhe partnerët e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, kanë kënaqësinë t’ju informojnë se 15 nën-grante (grante të vogla) janë ndarë përmes ciklit të parë të Skemës së granteve të vogla LOT 1: Ndarja e nën-granteve për Qendrat e mbështetjes së e-qeverisjes.

15 grantet e vogla u ndanë për 3 organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat në periudhën e ardhshme, si pjesë e rrjetit ICEDA, do të punojnë në krijimin dhe menaxhimin e Qendrave civile për të mbështetur e-qeverisjen, përmes të cilave do të ndihmojnë grupet e tyre të synuara për të përdorur shërbime të caktuara elektronike dhe për të përhapur edukimin digjital.

Më poshtë mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me grantet e vogla që u janë ndarë OShC-ve, të cilat gjithashtu u bënë pjesë e rrjetit ICEDA, përmes të cilit do të punojnë së bashku për të promovuar edukimin digjital, aftësitë dhe përfshirjen në nivelet rajonal, kombëtar dhe lokal.

Shqipëri

  • Qendra Artivista: “Zbatimi i Agjendës Digjitale për zhvillimin lokal” në partneritet me Nehemiah Gateway Albania, synon të rrisë angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në formësimin dhe zbatimin e Agjendës digjitale në dy komunitetet lokale, të Prrenjasit dhe Pogradecit. Projekti do të përqendrohet në kryerjen e hulumtimeve dhe analizave për të mobilizuar projektin, për të krijuar dhe operuar e Agjendës Digjitale të zbatueshme në nivel lokal – Qendrat DAAL në shkollën Nehemiah Gateway Albania (Pogradec) dhe për të hartuar dhe zbatuar një fushatë të edukimit digjital në të dy bashkitë.
  • Epoka e Re: E-Qeverisja – Rinia për Komunitetin – EG-Y4C synon të sigurojë qasje novatore në informacionin publik dhe shërbimet e tjera përmes të rinjve për komunitetin dhe grupet në nevojë dhe të rrisë angazhimin qytetar dhe qasjen në shërbimet publike në 9 njësitë administrative rurale të bashkisë së Fierit. Për të arritur këto qëllime, përveç krijimit të një qendre mbështetëse të e-qeverisjes në Qendrën Rinore Epoka e Re (Bashkia Fier), ata do të organizojnë diskutime në fokus grupe me njësitë administrative të bashkisë Fier në mënyrë që të mbledhin informacion mbi vështirësitë me të cilat përballen të përballen qytetarët në qasjen në shërbime të ndryshme publike. Ata gjithashtu do të organizojnë punëtori me përfaqësues të bashkive mbi shërbimet më të kërkuara nga qytetarët dhe potencialin e tyre për digjitalizimin, do të zhvillojnë platformën lokale të Fierit, do të organizojnë trajnime për shërbimet elektronike të bashkisë, punëtori për mediat për platformën e re dhe shërbimet e reja elektronike dhe aktivitete për ndërgjegjësim.
  • European Youth Association: “Promovimi i shërbimeve digjitale për qytetarët e Elbasanit dhe Durrësit” në partneritet me Postën Shqiptare Sh.A., synon t’u sigurojë qytetarëve një qasje të gjerë në e-shërbimet e qeverisë përmes Shërbimit Postar. Ata do të krijojnë një Qendër e-mbështetje për qytetarët në ambientet e “Postës Shqiptare” dhe do të ndihmojnë qytetarët të përdorin 33 shërbime elektronike. Projekti planifikon të arrijë qëllimet duke krijuar dhe trajnuar një grup vullnetarësh të cilët, në sportelet që do t’i vendosin në Postën Shqiptare do të ndihmojnë qytetarët, do të promovojnë qasje të lehtë në shërbimet përmes mediave sociale dhe do të ndihmojnë në hapjen e profileve në mediat sociale dhe në ueb-faqen interaktive.

 

Kosovë

  • Demokraci Plus: Qëllimi kryesor i “Ndreqe komunitetin tim përmes ndreqe.com” është të inkurajojë pjesëmarrjen qytetare në internet, në atë mënyrë që qytetarët do t’i raportojnë ankesat e tyre dhe do ta rrisin reagimin e institucioneve. Në partneritet me komunat e Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, ata do të inkurajojnë krijimin e Qendrave të mbështetjes së e-qeverisjes në secilën prej komunave në mënyrë që të raportojnë problemet përmes com. Projekti gjithashtu do të rrisë përgjegjësinë e komunave të Kosovës në zgjidhjen e problemeve të raportuara nga qytetarët në platformë.
  • Forumi për iniciativa qytetare: “OShC-të bëhen digjitale” në 18 muajt e ardhshëm do të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratën Publike – Departamenti për OSHC-të, për të mundësuar të gjitha organizatat e shoqërisë civile të regjistrohen dhe të përdorin portalin rks-gov.net. Ata do të hapin një zyrë të vogël brenda Departamentit, ku do të ofrojnë mbështetje për OShC-të se si të përdorin portalin dhe detaje të tjera për shërbimin. Përveç kësaj, ekipi që qëndron pas FIQ do të punojë për të rritur kapacitetin e OSHC-ve dhe të mediave në lidhje me Agjendën Digjitale.
  • Këshilli Rinor i Kosovës: “Sporteli24” në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse “edIT” do të fillojë zhvillimin e një portali që është i lehtë për përdoruesit, si pjesë e projektit “Sporteli24”, i cili synon të lehtësojë qasjen, duke siguruar udhëzime për shërbimet elektronike për qytetarët, me çka do të rritet cilësia e marrjes në internet të shërbimeve të e e-qeverisjes. Kjo platformë, do të jetë, gjithashtu, një pjesë e integruar e platformës së institucionalizuar ku publikohen e-shërbimet. Gjatë projektit do të mbahen shumë aktivitete në terren për të promovuar përdorimin e e-shërbimeve të ofruara nga institucionet publike. Organizata do të punojë me të gjitha institucionet publike për të renditur shërbimet e tyre, por bashkëpunimi më i afërt do të jetë me
  • Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit.

Mali i Zi

  • Center for Youth Education: “E-shërbime për mua” punon në ngritjen e vetëdijes për shërbimet elektronike dhe përfitimet e tyre, duke krijuar një qendër që do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Podgoricës. Do të jetë e-qendra e parë lokale dhe profesionale në qytet. Aktiviteti kryesor i e-qendrës do të synojë mbështetjen e promovimit, zhvillimit dhe transparencës së shërbimeve elektronike në këtë komunë. Udhëzimet për shërbimet ekzistuese elektronike të ofruara nga Podgorica do të jenë në dispozicion në hapësirat e qendrës, si dhe ndihmë përmes telefonit dhe e-mail-it. Qendra gjithashtu do t’i promovojë shërbimet ekzistuese për qytetarët, dhe në të njëjtën kohë do të synojë popullatën më të re përmes promovimit në rrjetet sociale. Përmes bashkëpunimit të saj me Komunën, Qendra do të punojë për të mbështetur zhvillimin e të paktën një shërbimi të ri elektronik për qytetarët, i cili do t’u drejtohet sipërmarrësve të rinj.
  • Roma Youth Organization “Walk with us – Phiren Amenca”: “E-Qendra Klasa Digjitale” ka një partneritet të fortë me shkollën fillore “Bozhidar Vukoviq Podgoriçanin”. Ata do të krijojnë një e-qendër elektronike të vendosur në ambientet e shkollës me qëllim të zvogëlimit të ndarjes digjitale midis popullsisë rome dhe asaj jo-rome. Qendra do të shërbejë si një sistem mbështetës konstruktiv për të hyrë dhe menaxhuar me e-shërbimet qeveritare që përdoren në arsim. Në kuadër të qendrës, mësimdhënësit dhe nxënësit do të marrin ndihmë se si të navigojnë në rrjet, por gjithashtu edhe si t’i përdorin e-shërbimet qeveritare në lidhje me arsimin. Brenda qendrës elektronike dhe me mbështetjen e shkollës së tyre partnere, Klasa Digjitale do të punojë në përgatitjen, publikimin dhe shpërndarjen nëpër shkolla të Doracakut për Mësim Digjital, i cili do të përbëhet nga udhëzime konkrete për krijimin e përmbajtjeve digjitale dhe inovative në platformat arsimore të Qeverisë, si dhe udhëzime të qarta për shërbimet elektronike që i përdorin mësimdhënësit – dnevnik.edu.me.
  • Super Hub Pljevlja: “Digjitalizimi i veriut” do të punojë në krijimin e një e-qendre në kuadër të qendrës lokale “Start-up” me mbështetjen e komunës së Plevlës, ndërsa ndihma për përdorimin e e-shërbimeve ekzistuese në kuadër të portalit për e-qeveri do të jetë në dispozicion të qytetarëve të Plevlës çdo ditë pune nga ora 11 deri në orën 14. Përveç kësaj, konsultat dhe mbështetja falas për sipërmarrësit fillestarë, novatorët dhe ekipet e interesuara do të jenë në dispozicion në çdo kohë. Organizata gjithashtu do të sigurojë trajnim për zyrtarët lokalë dhe një serial mediatik me 12 episode që do të mbulojnë e-shërbime konkrete dhe do të transmetohen në stacionin televiziv lokal, dhe do të jenë të disponueshme edhe në internet, duke pasur parasysh që shumë persona të moshuar shikojnë televizion, sidomos në zonat rurale.

Maqedonia e Veriut

  • Shoqata për Tolerancë dhe Bashkëpunim të Qytetarëve (AGTIS-Prilep): “E-shërbimi si vetëshërbim” synon të informojë qytetarët për mundësitë e Agjendës digjitale dhe përdorimin e e-shërbimeve. Aktivitetet do t’i përfshijnë komunat e Prilepit dhe të Dollnenit, ku grupi i synuar është popullata me standard të ulët socio-kulturor, romët, analfabetët dhe / ose “analfabetët teknikë”, të moshuarit, njerëzit me papunësi afatgjate, njerëzit me arsimim bazë të TI-së, popullata me përbërje të përzier etnike rurale dhe fetare. Projekti do të krijojë 3 lloje të qendrës së informacionit: qendra fizike në Prilep (e hapur për qytetarët 3 ditë në javë), qendra online (platforma informuese, edukative dhe mbështetëse për përdorimin e shërbimeve elektronike dhe prodhimin dhe transmetimin e 18 përmbajtjeve edukative multimediale për shërbimet elektronike); qendra mobile (20 sesione udhëtuese për informim në 20 lokacione të ndryshme për të siguruar mbështetje fizike për qytetarët për të përdorur shërbimet konkrete elektronike dhe aftësi digjitale).
  • Koalicioni Rural: “Digjitalizimi në bujqësi – TANI!” synon të rrisë besimin në institucionet e sistemit duke rritur përdorimin dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve elektronike nga ana e komunitetit lokal. Kjo do të arrihet duke rritur dukshmërinë e çështjeve që lidhen me Agjendën digjitale në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, duke përmirësuar nivelin e edukimit digjital dhe njohurive të mjeteve dhe shërbimeve digjitale të ofruara për popullsinë rurale në Maqedoninë e Veriut, por edhe duke e forcuar besimin dhe sigurinë e sistemit të e-shërbimeve përmes krijimit dhe praktikimit të mjeteve dhe komunikimit digjital. Media lokale do të përfshihen gjithashtu në prezantimin dhe promovimin e Agjendës digjitale në nivelin lokal, ndërsa me krijimin e një platforme digjitale rurale dhe me krijimin e një qendre lokale të mbështetjes elektronike në Kërçovë, projekti do të kontribuojë në rritjen e cilësisë dhe kuptimit të e-shërbimeve, por edhe në rritjen e përqindjes së përdorimit të tyre nga popullata rurale. Aktivitetet e projektit do të zbatohen në 5 rajone të vendit (rajoni i Pellagonisë, Verilindor, Jugperëndimor, Juglindor dhe Pollogut) dhe organizata do të ketë bashkëpunim dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit me Ujëra dhe komunat e Vrapçishtit dhe Krivogashtanit, në mënyrë që të sigurojë qasje sistematike për digjitalizimin e sektorit.
  • SmartUp – Laboratori për Inovacione Sociale: “Transformimi gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm digjital për të gjithë – DIGIT-ALL” synon të krijojë një qendër operacionale për të mbështetur qeverisjen elektronike nën Qytetin e Shkupit dhe të zhvillojë një program për të mbështetur qytetarët në përdorimin e e-shërbimeve të ofruara nga Qyteti i Shkupit. Qendra do të themelohet në kuadër të Infoqendrës ekzistuese si pjesë e ambienteve të Qytetit të Shkupit, dhe do të jetë e hapur për publikun nga e hëna deri të premten ,nga ora 10 deri në orën 15. Aktivitetet e qendrës elektronike janë plotësuese me aktivitetet e Infoqendrës, pasi shumë qytetarë e njohin atë si një “qendër për ndihmë” për çështje që lidhen me shërbimet e administratës së qytetit, ndërsa fokusi kryesor do të jetë në dhënien e mbështetjes për përdorimin e sistemit të e-tatimeve, e-aplikimin për subvencione (subvencione për inverter, subvencione për biçikleta, subvencione për e-skuterëve, subvencione për koftorë me peleta) dhe dorëzimi i e-aplikacioneve për mbështetje financiare (grante) nga buxheti i Qytetit të Shkupit për OSHC-të dhe individët (Thirrje publike për projekte në fushën e arsimit, sportit, kulturës, inkubatorët e biznesit dhe qendrat e inovacionit, interesin e të rinjve, shoqatat dhe fondacionet – organizatat joqeveritare dhe mbrojtjen sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore.) Përveç këtyre aktiviteteve, projekti përqendrohet edhe në ridizajnimin e e-shërbimeve të caktuara dhe aplikacioneve digjitale për qytetarët që i siguron Qyteti i Shkupit.

 

Serbia

  • Qendra për Integrim Social: “Digjitalizimi – lidhje për të ardhmen” në partneritet me Qytetin e Vranjës synon të edukojë qytetarët, me theks në grupet e cenueshme, që ata të fitojnë aftësi themelore digjitale dhe të krijojë një udhëzues audio/video në një platformë në internet me udhëzime se si të përdoret portalin i e-qeverisjes. Ata synojnë ta arrijnë këtë përmes punëtorive edukative me qytetarët (veçanërisht anëtarët e grupeve të cenueshme dhe klasat e ulëta shoqërore) mbi bazat e përdorimit të internetit, shfletuesve të internetit, e-mail-it, MS-Office dhe e-qeverisjes. Ato parashikojnë krijimin e një ueb-portali interaktiv si qendër për mbështetjen e qeverisjes elektronike për nevojat e udhëzimeve praktike për qytetarët, për atë se si ta përdorin portalin e e-qeverisjes, krijimin e një doracaku për aftësitë themelore digjitale dhe për krijimin e një përmbajtjeve të lehtë dhe efikase audio-vizuale që tregon përdorimin e internetit dhe qeverisjes elektronike. Përmes këtij projekti, organizata do të krijojë një qendër për të mbështetur qeverisjen elektronike në ambientet e tyre në qytetin e Vranjës.
  • Deli – Space for creative activity: “E-qeverisje në Nish” në partneritet me Zyrën për Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe Projekte të Qytetit të Nishit, synon të promovojë Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor në nivelin lokal me fokus në e-qeverisjen lokale dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm në partneritet me Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Projekte të qytetit të Nishit dhe mediat lokale. Përmes këtij projekti, organizata do të krijojë një qendër për të mbështetur qeverisjen elektronike në ambientet e tyre në qytetin e Nish. Ata gjithashtu do të punojnë për të rritur përdorimin e e-shërbimeve ekzistuese lokale në qytetin e Nishit nga qytetarët përmes prezantimeve të tyre të drejtpërdrejta në sportelet e administratës publike dhe në zonat rurale. Deli do të xhirojë udhëzime video për e-shërbimet ekzistuese lokale dhe do t’i transmetojë ato në partneritet me mediat lokale dhe aktivitetet në mediat sociale.
  • SINHRO: “Promovimi i Agjendës Digjitale dhe i e-shërbimeve në Pançevë” në partneritet me Qytetin e Pançevës dhe OSHC-në “Qendra për Edukim – CETRA”, synon të forcojë kapacitetin e organizatave lokale të shoqërisë civile dhe të mediave për të promovuar çështje që dalin nga Agjenda Digjitale dhe të forcojë pjesëmarrjen, rolin dhe ndikimin e organizatave të shoqërisë civile dhe të qytetarëve në zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve efikase lokale dhe kombëtare të qeverisjes elektronike. Gjithashtu, qëllimi është që të rritet kërkesa e qytetarëve për përdorimin e e-shërbimeve cilësore lokale dhe kombëtare përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit në qytetin e Pançevës. Përmes këtij projekti, organizata do të krijojë një qendër për të mbështetur qeverisjen elektronike në ambientet e tyre në qytetin e Pançevës.

 

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: