Pandemia ka pasur një ndikim të fuqishëm në shoqërinë në mbarë botën, dhe sistemi edukativ arsimor nuk ishte I aftë për tu përballur me të. Kjo është arsyeja se pse pjesëmarrësit nga sektorë të ndryshëm duhet të punojnë bashkarisht, të shkëmbejnë praktikat me qëllim që të minimalizojnë pasojat dhe të sigurohen që qytetarët ti përdorin mjetet digjitale në mënyrë sa më kompetente dhe me sa më shumë etikë në mënyrë që të mund ti ushtrojnë të drejtat dhe pergjegjësitë e tyre, dhe të përfitojnë sa më shumë nga transferimi digjital.
Me ftesë të Universitetit Humboldt të Berlinit dhe Universitetit të Evropës Juglindore (Maqedonia e Veriut), Fondacioni Metamorozis mori pjesë në punëtorinë DAAD 2023 “Ndikimi i viteve të pandemisë në edukimin informatik: rishikimi dhe hapat e ardhshëm”, si përfaqësuesi i vetëm i sektorit qytetar midis mësues të universiteteve dhe përfaqësues të tjerë akademikë. Punëtoria u mbajt nga data 3 deri më 9 shtator 2023 në Shkodër, Shqipëri, me akademinë që vjen nga Gjermania, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Punëtoria u bazua në programin DAAD “Dialog me Universitetet në Ballkanin Perëndimor”, me synim mbledhjen dhe shkëmbimin e përvojave të edukimit informatik gjatë viteve të fundit.
Mila Josifovska Danilovska, menaxhere programi në Fondacionin Metamorfozis mori pjesë në punëtori dhe ndau iniciativat e shumta të Metamorfosis në futjen e inovacionit në arsim, duke hedhur gjithashtu dritë mbi ndikimin që ka pasur transformimi digjital në arsim dhe shërbimet elektronike që kanë nevojë dhe përdorin qytetarët.
“Të gjitha projektet e Metamorfozës mbartin një komponent të rëndësishëm të ngritjes së kapaciteteve që synon jo vetëm edukimin, por edhe transformimin e procesit arsimor duke përdorur metoda online dhe offline. Një fokus thelbësor i përpjekjeve tona për ndërtimin e kapaciteteve është futja dhe promovimi i mjeteve digjitale për të përmirësuar përvojën e të mësuarit. Duke përdorur teknologjinë, ne synojmë të ngremë rezultatet arsimore, të lehtësojmë akses më të madh në burime dhe të përgatisim qytetarët për një botë të ndërlidhur digjitale. Angazhimi ynë nuk është thjesht të edukojmë, por të fuqizojmë përmes inovacionit digjital.” – theksoi ajo.
Ndaje: