Më 4 dhe 5 prill, Fondacioni Metamorfozis, si pjesë e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, e mbajti trajnimin e dytë për hapjen e institucioneve për nëpunësit shtetërorë nga ministritë dhe agjencitë. Në këtë ngjarje morën pjesë aktive 27 nëpunës shtetërorë.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të nëpunësve shtetërorë me mjete dhe metoda që shërbejnë për të përmirësuar hapjen e institucioneve të tyre përkatëse.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, Fondacioni Metamorfozis e monitoroi zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë dhe gjithashtu e monitorojmë hapjen e institucioneve përmes Indeksit të Hapjes. Indeksi i Hapjes është një grup i përbërë treguesish që e matin performancën e pushtetit ekzekutiv në fushën e qeverisjes së mirë me fokus në katër shtylla: qasshmëria, vetëdijesimi, integriteti dhe transparenca, me një temë gjithëpërfshirëse – të dhënat e hapura.

Trajnimin e mbajtën dy ekspertë të fushës të cilët janë të përfshirë në monitorimin e 3 cikleve të para të monitorimit në Maqedoninë e Veriut. Programi iu përshtat 4 shtyllave të indeksit të hapjes dhe trajnimi u realizua përmes disa metodave të ndryshme të bazuara në edukimin joformal, duke përfshirë punën në grup, prezantime, ushtrime praktike, diskutim të hapur etj.

Trajnimi i parë për hapjen e institucioneve për nëpunësit shtetërorë u mbajt më 22 dhe 23 mars. 26 përfaqësues të institucioneve shtetërore morën pjesë në trajnimin e parë të bazuar në parimet e Indeksit të Hapjes.

Ndaje: