Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Imer Aliu, nënshkruan një Memorandum, i cili i afirmon përpjekjet e të dyja palëve për të dhënë një kontribut të përbashkët në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale!

Në periudhën në vijim, Metamorfozis dhe DMDhP-ja do të organizojnë ngjarje, do të bashkëpunojnë në kryerjen e hulumtimeve dhe do të shkëmbejnë informata për trendet dhe proceset aktuale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Aktivitetet e përbashkëta do të realizohen në kuadër të programit “Të drejtat e njeriut në internet”, dhe qëllimi i tyre është promovimi dhe avancimi i së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, si dhe krijimi i kulturës së respektimit të privatësisë.

 

 

 

Ndaje: