Shikoni intervistën e drejtoreshës ekzekutive të Koalicionit Rural, Liljana K. Jonoski, që ia dha portalit informativ rajonal Info Kompas, ku flasim për nevojën për digjitalizim dhe modernizim të bujqësisë maqedonase, por gjithashtu edhe për atë se sa, si dhe nëse fermerët janë të njohur me e-shërbimet dhe si t’i përdorin ato.
Vetëm 19% e banorëve në zonat rurale në 6 rajone e planifikimit kanë përdorur ndonjë e-shërbim deri më tani, kryesisht lidhur me aplikimin elektronik për subvencione, lëshimin e e-vërtetimeve për statusin e punësimit, certifikatat e lindjes dhe fletë-pronësitë.
64% e fermerëve preferojnë të shkojnë në sportel ose të informohen për nevojat dhe shërbimet përmes telefonit, duke kontaktuar drejtpërdrejtë me punonjësit në institucione, por është interesante që përdorimi i rrjeteve sociale për informim po rritet, kështu që ky lloj i informimit përdoret nga rreth 60% e banorëve në zonat rurale, ndërsa në vendin e tretë vijnë TV-ja dhe radioja si media.
Intervistën e plotë mund ta shikoni më poshtë:
Burimi: Ueb-faqja e Koalicionit Rural, portali informativ InfoKompas
Javën e kaluar e përfunduam duke folur për nevojat e digjitalizimit në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural, si dhe për nevojën për përdorim më të madh të e-shërbimeve që janë në dispozicion për këtë sektor.
Për të rritur sigurinë e e-dokumenteve, dhe në përgjithësi besimin në sistemin shtetëror, është e nevojshme të flitet shumë, është e nevojshme të punohet në forcimin e ndërgjegjësimit të publikut, por edhe të investohet në rritjen e njohurive digjitale dhe kompjuterike, veçanërisht në zonat rurale.
Në pjesën e të folurit në publik, por edhe cilat janë pikëpamjet dhe qëndrimet e të gjithë aktorëve, shihni kronikën vijuese, e cila u përgatit në bashkëpunim me Info Kompas dhe TV Sitel . Java e ardhshme do t’i kushtohet pikërisht këtyre temave. Na ndiqni dhe bashkohuni me ne për të biseduar rreth Agjendës Digjitale dhe si të kontribuojmë në arritjen e saj në komunitetin lokal.
Video kronikën e plotë mund ta shikoni më poshtë:
Burimi: Ueb-faqja e Koalicionit Rural, portali informativ InfoKompas
Koalicioni Rural është një nga tre organizatat nga Maqedonia e Veriut që u bë pjesë e rrjetit ICEDA – Increasing Civic Engagement in the Digital Agenda dhe e cila në periudhën e ardhshme do të punojë në themelimin dhe menaxhimin e një qendre qytetare për të mbështetur e-qeverisjen përmes së cilës do të ndihmojë fermerët dhe popullatën rurale në përgjithësi në përdorimin e e-shërbimeve në nivelin lokal, por edhe në rritjen e edukimit digjital në nivelin lokal. Përveç në Maqedoninë e Veriut, aktivitete të tilla brenda rrjetit ICEDA do të zbatohen edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe ODK – Të dhënat e hapura Kosovë (Kosovë). Projekti zbatohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Vërejtje: Teksti është marrë plotësisht nga ueb-faqja e Koalicionit Rural, i cili mban përgjegjësi të plotë për përmbajtjen e tij. Për tekstin origjinal, klikoni këtu dhe këtu.
Ndaje: