Deri në fund të gushtit të vitit 2021, mbi 6,700 qytetarëve nga Maqedonia e Veriut u është ofruar mbështetje për përdorimin e e-shërbimeve dhe mjeteve publike në kuadër të Qendrave për Mbështetjen e e-Qeverisjes të ICEDA-s, të themeluara në Shkup, Prilep dhe Kërçovë. Të tre qendrat mbështeten përmes një skeme të vogël grantesh të projektit Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale- ICEDA, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian kurse qendra të tilla ekzistojnë në 5 vende të Ballkanit Perëndimor që e marrin të njëjtën mbështetje. Më shumë pë punën e qendrave mund të lexoni këtu.

Qendra lokale për mbështetjen e e-qeverisjes në Kërçovë

Këtë muaj, ekipi i Fondacionit Metamorfozis vizitoi Qendrat për Mbështetjen e e-Qeverisjes në Shkup, Prilep dhe Kërçovë, dhe arriti të bisedojë me organizatat që i menaxhojnë qendrat dhe rregullisht u ndihmojnë qytetarëve që të aplikojnë më lehtë për e-shërbime apo subvencione nga institucionet publike në mënyrë elektronike. Përveç krijimit dhe mirëmbajtjes së qendrave, grantisët kanë disa suksese, duke përfshirë krijimin e sinergjive të reja me aktorë të ndryshëm, arritjen e angazhimeve të reja në Planin e fundit Kombëtar Aksional të Partneritet për Qeveri të Hapur, promovimin e qendrave dhe qëllimeve kryesore përmes intervistave dhe artikujve në media etj. Sfida kryesore me të cilën përballen është tërheqja e më shumë qytetarëve dhe ofrimi i mbështetjes së drejtpërdrejtë në qendrat e tyre, kryesisht për shkak të pandemisë që i bën njerëzit të kenë frikë të lëvizin në hapësira të mbyllura dhe më së shpeshti kërkojnë mbështetje online, përmes e-mailit ose telefonit. Sfidë rezultuan edhe zgjedhjet e fundit lokale pasi pati një ndryshim të plotë të kryetarëve të komunave ku ata veprojnë, që është një barrë shtesë për faktin se ata duhet të rindërtojnë besimin me institucionet dhe të avokojnë përsëri që ta fitojnë mbështetjen e tyre në qendra.

SmartUP – Laboratori për Inovacione Sociale

Në zemër të kryeqytetit, SmartUp – Laboratori për Inovacione Sociale në bashkëpunim me Shkupin, e menaxhon qendrën e tyre Skopje Lab, e cila gjendet në parkun e qytetit, në hapësirat e Qytetit të Shkupit, dhe është i hapur për publikun çdo ditë. Këtu qytetarët mund të marrin mbështetje përmes takimeve të drejtpërdrejta, përmes e-mailit ose telefonit. SmartUp gjithashtu ofron mbështetje për qytetarët përmes ueb-portalit të tyre, ku qytetarët mund të mësojnë dhe të përdorin disa nga e-shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe të marrin mbështetje gjatë përdorimit të tyre.

Shoqata për Tolerancë dhe Bashkëpunim të Qytetarëve – AGTIS

Shoqata për Tolerancë dhe Bashkëpunim të Qytetarëve – AGTIS vepron në komunat e Dollnenit dhe Prilepit, kryesisht me komunitete të margjinalizuara, duke përfshirë romët, qytetarët me të ardhura të ulëta dhe qytetarët me nivel të ulët arsimor. Përveç stendës së e-shërbimeve që e organizojnë në 20 lokacione për të arritur tek qytetarët dhe për t’i ndihmuar drejtpërdrejt në përdorimin e e-shërbimeve të caktuara, qendra në të cilën ata ofrojnë mbështetje ndodhet në rr. Pirinska nr.62, Prilep, por mund t’i merrni edhe me telefon dhe e-mail. Më shumë informacion mund të gjeni këtu.

Koalicioni Rural

Koalicioni Rural vepron në Gostivar, Vrapçisht, Kërçovë, Krivogashtan dhe Dollnen dhe ofron mbështetje për fermerët dhe banorët lokalë për të përdorur e-shërbime. Nëse keni nevojë për ndihmë për përdorimin e shërbimeve të caktuara elektronike për të cilat mund t’ju ndihmojë Koalicioni Rural, ju këshillojmë të shkoni në Qendrën e tyre për Mbështetjen e Qytetarëve për përdorimin e e-shërbimeve elektronike që ndodhet në rr. 4 korriku p.n., 6250, Kërçovë. Ata gjithashtu mund t’ju mbështesin me telefon dhe e-mail, kurse informacione të dobishme mund të gjeni në platformën e tyre rurale https://e-zemjodelskiuslugi.mk/ .

 

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: