Në hotelin “Merkur” në Tetovë u mbajt ngjarje ku u prezantua projekti i ri Fondacionit “Metamorfozis” për përforcimin e turizmit bashkëkohor (Smart Tourism Enhancement Project – STEP), i cili do të realizohet në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planifikues të Pollogut dhe Këshillit të Qarkut të Elbasanit.

Bëhet fjalë për marrëveshje për grant nga programi IPA i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar nëpërmjet të të cilit Maqedonia dhe Shqipëria bashkërisht do të zhvillojnë turizëm bashkëkohor rajonin e Pollogut dhe atë të Elbasanit.

Në ngjarjen promovuese ku morën pjesë përfaqësues zyrtarë të autoriteteve lokale të të dy rajoneve dhe dhjetëra ndërmarrës turistikë, u prezantua plani se si gjatë dy viteve të ardhshme do t’u ndihmohet subjekteve turistike, para së gjithash, duke përdorur metoda bashkëkohore për promovimin dhe përdorimin e teknologjive të reja.

Në ngjarje, përveç partnerëve të projektit, ndërmarrësve dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjeve lokale, mori pjesë edhe ambasadori slloven, Millan Jazbec Ai në fjalën e tij hyrëse dëshiroi fillim të suksesshëm të projektit, e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, dhe shprehu dëshirë që projekti, duke asocuar edhe në emrin e tij STEP, të përparojë me hapa të mëdhenj. IMG_20180315_124029Në emër të Fondacionit “Metamorfozis”, si iniciator dhe bartës i projektit, foli drejtori, Bardhyl Jashari, i cili tha se fusha e turizmit është një sfidë për Fondacionin, mirëpo përkujtoi se misioni i Fondacionit “Metamorfozis” është të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve duke përdorur teknologji bashkëkohore.

Mysafiri, Bukurosh Stafa, kryetar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit tha se një numër i madh i lokaliteteve në zonën e Elbasanit janë shumë pak ose fare të pashfrytëzuara në aspek të turizimit dhe se me ndihmën e këtij projekti të gjithë aktorët do të fitojnë rol aktiv.

Fatmir Saiti, nga Qendra për zhvillim të Rajonit planifikues të Pollogut, si partner i projektit theksoi se Qendra tashmë është aktive në promovimin e rajonit dhe i ka identifikuar nevojat e grupeve të synuara.

Njëkohësisht, para të pranishmëve u prezantuan karakteristikat, qëllimet dhe rezultatet e pritura të projektit. IMG_20180315_123058Gjatë dy viteve të ardhshme duke i mbështetur subjektet private dhe publike turistike nga të dyja rajonet do të punohet në krijimin dhe rritjen e kapaciteteve, ngritjen e standardeve në punën e tyre, si dhe në trajnimin intensiv për përdorimin e veglave onlajn për promovimin e kapaciteteve turistike në tregun rajonal dhe atë botëror.

Në këtë kontekst, në kuadër të Projektit do të përgatitet edhe një platformë onlajn për rrjetëzim dhe për promovimin e ofetës turistike të të dyja rajoneve – iTop.

Përveç mundësisë për këmbim të drejtpërdrejtë të përvojave, kjo ngjarje ishte edhe hap fillestar për krijimin e rrjetit STEP për certifikimin e subjekteve të të dyja rajoneve.

Në ngjarje u prezantuan përfitimet potenciale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe hapja e mundësive për punësime të reja.

Ndaje: