Partnerët e ICEDA në bashkëpunim me partnerin nikoqir të ICEDA Open Data Kosovo (Kosovë) organizojnë Dialogje rajonale për Agjendën Digjitale, këtë herë në temën e “Qeverisjes digjitale në rajon përmes Partneritetit të Qeverisjes së Hapur dhe iniciativave të tjera”. Ngjarja do të mbahet më 14 dhjetor në Prishtinë (Hoteli Emerald) në orën 10:00, dhe do të mbledhë përfaqësues të institucioneve relevante, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në ngjarje do të shqyrtohet më thellë tema e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur (PQH) në aspekt të Qeverisjes digjitale dhe do të përbëhet nga dy sesione për të shqyrtuar fushat kryesore në lidhje me transformimin digjital përmes PQH:

  • Sesioni I: Digjitalizimi – Prioritet në Planet Kombëtare të Veprimit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur të vendeve të Ballkanit Perëndimor (storje të suksesshme)
  • Sesioni II: Politikat qytetare në qendër – Roli i sektorit qytetar në procesin e krijimit të Planeve Kombëtare të Veprimit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur

Çdo sesion do të mbledhë së bashku përfaqësuesit e qeverive lokale dhe rajonale, dhe të OSHC-ve, si dhe ata nga kjo fushë, për të ndarë dhe për të diskutuar jo vetëm përpjekjet e tyre individuale, por edhe për të ofruar një pasqyrë më të gjerë për sa i përket përpjekjeve që po bëhen në vendet e tyre në lidhje me këto tema.

Përveç pranisë fizike, ngjarja mund të ndiqet edhe drejtpërdrejt përmes platformës ZOOM, ose nëpërmjet faqes së projektit ICEDA në Facebook (@ICEDAproject).

Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur ngjarjen përmes platformës Zoom, mund të regjistrohen për këtë uebinar përmes linkut të mëposhtëm: https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_uvQx4O6IR7u65whoJOFEHQ. Pas regjistrimit përmes këtij linku, do të merrni automatikisht linkun e uebinarit në e-mailin që e keni dhënë.

————————————————————————————————————————————————

Ngjarjet janë pjesë e projektit rajonal Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA, i cili e promovon përfshirje më të mirë të qytetarëve në formësimin dhe zbatimin e Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor. Projekti mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: