Partnerët në rrjetin ICEDA në bashkëpunim me partnerin nikoqir Lëvizja MJAFT! (Shqipëri) organizojnë dialogje rajonale për Agjendën Digjitale, këtë herë në temën “Shërbimet publike plotësisht digjitale”. Ngjarja do të mbahet më 23 shtator në Tiranë (Hotel Xheko Imperial), dhe në të do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse, shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Ngjarja do të shërbejë si një hapësirë për diskutim mbi shërbimet publike elektronike që ofrohen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sfidat për një kalim të plotë nga sportelet në ofrimin e shërbimeve online, kapacitetet, gatishmërinë dhe praktikën e institucioneve publike për të ofruar shërbime publike online. Ngjarja do ta theksojë gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në procesin e krijimit të politikave në mjedisin digjital.

Përveç prezencës fizike, ngjarja mund të ndiqet edhe drejtpërdrejt përmes platformës ZOOM, ose përmes faqes në Facebook të projektit ICEDA (@ICEDAproject).

Për shkak të kapacitetit të kufizuar të objektit, i lusim të gjithë të interesuarit ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre duke plotësuar këtë formular: https://forms.gle/kBt1MfcnUPTz82GEA, jo më vonë se 21 shtator dhe të tregojnë nëse do të marrin pjesë drejtpërdrejt në ngjarjen apo do ta ndjekin në ZOOM.

 

——————————————————————————————————————————————

 

Ngjarjet janë pjesë e projektit rajonal “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili promovon përfshirje më të mirë të qytetarëve në formësimin dhe zbatimin e Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor. Projekti mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: