Fondacioni Metamorfozis organizon ngjarjen “Përkushtimi ndaj hapjes për suksese afatgjata” që do të mbahet më 19 qershor 2024, me fillim nga ora 11:00 në sallën Millennium II në Hotel Holiday Inn, Shkup.
Në ngjarje do të promovohen rezultatet e fundit nga monitorimi i hapjes së pushtetit ekzekutiv të kryer përmes Indeksit të Hapjes në nivel kombëtar dhe do të krahasohen me rezultatet e viteve të mëparshme. Përmes diskutimit do të prezantohen mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira përmes të cilave mund të përmirsohet transparenca e institucioneve.
Në ngjarje do të diskutohet edhe për Partneritetin për qeverisje të hapur dhe do të prezantohen angazhimet e planit të gjashtë Kombëtar të Veprimit.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë ngjarje duhet që të regjistrohen në këtë link.
Indeksi i Hapjes vlerëson performancën e ekzekutivit në fushën e qeverisjes së mirë duke u fokusuar në katër shtylla: (1) Qasshmërinë, (2) efikasitetin, (3) integritetin dhe (4) transparencën dhe me një domen të përbashkët të pranishëm në të katër shtyllat – të dhënat e hapura.
Hulumtimi u krye në periudhën shkurt 2024 dhe maj 2024. Institucionet e targetuara përbëhen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, 16 ministri dhe 19 organe ekzekutive të zgjedhura rastësisht brenda ministrive. Metodat e kërkimit konsistojnë në (1) monitorimin e faqeve të internetit të institucioneve të synuara sipas një sërë treguesish, (2) një pyetësor i dorëzuar institucioneve për të konfirmuar gjetjet e marra nga monitorimi online (3) një kërkesë për qasje në informacionin me karakter publik i dërgohet çdo institucioni me synimin për të vlerësuar shkallën e përmbushjes së kësaj të drejte themelore nga secili prej institucioneve, si dhe (4) kontrollimin e kuadrit legjislativ.
Hulumtimi përsëritet çdo vit dhe na mundëson të krahasojmë shkallën në të cilën do të veprohet sipas rekomandimeve të dhëna.
Ngjarja është pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni, dhe projekti “Përdorimi i mediave të reja për të promovuar transparencën e qeverisë” zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis si pjesë e konsorciumit partner ACTION SEE me mbështetje financiare nga Fondi Kombëtar për Demokraci
Ndaje: