Rrjetit për Rritjen e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA publikon
SHPALLJE
THIRRJE PËR APLIKIME
ICEDA do të sigurojë mbështetje për OShC-të për të zbatuar iniciativa në vendet e tyre, duke dhënë grante të vogla që do të kontribuojnë për arritjen e objektivave të përgjithshme të mëposhtme:
- të rritet kapaciteti i OShC-ve dhe i mediave për t’u përballur me sfidat që lidhen me agjendën digjitale, duke u mundësuar të bëhen pjesëmarrës aktivë në këtë proces;
- të forcohet roli i OShC-ve për t’i ndihmuar institucionet shtetërore që ta shfrytëzojnë sa më mirë potencialin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të tyre elektronike (e-shërbimeve) për qytetarët, dhe të rritet hapja e tyre, duke përfshirë edhe arritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë më të madhe përmes zhvillimit të sistemeve efikase të e-qeverisë;
- të forcohet besimi dhe siguria në internet duke siguruar trajnime dhe ngritjen e vetëdijes përmes rrjetit të OQ-ve që i promovojnë njohuritë elementare dhe shkathtësitë digjitale, si dhe përfshirjen digjitale në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal.
- të rritet dukshmëria së çështjeve që lidhen me Agjendën digjitale në shoqërinë civile dhe mediat.
- të rritet kërkesa e qytetarëve për e-shërbime cilësore përmes trajnimeve dhe ngritjes së vetëdijes nga OShC-të.
Pështatshmëria e kandidatëve
Kandidatët dhe bashkë-kandidatët duhet:
- të jenë organizata jofitimprurëse dhe të jenë të regjistruara si organizatë e shoqërisë civile;
- të jenë të regjistruara në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut ose Serbi të paktën 1 vit përpara datës së publikimit të thirrjes;
-
është drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkë-aplikuesin/(t), dhe;
- të kenë përvojë njëvjeçare në zbatimin e projekteve në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut ose Serbi.
Një organizatë mund të aplikojë vetëm me një aplikim për projekt si kandidat kryesor dhe mund të marrë pjesë në vetëm një aplikim shtesë për projekt si bashkë-aplikues/partner. Një organizatë mund të marrë pjesë në dy projekte. Gjithashtu, një organizatë mund të marrë pjesë në më së shumti dy projekte si partner.
Partneriteti me të paktën një organizatë mediatike / medie është i detyrueshëm për të siguruar një shtrirje më të mirë.
Thirrja e plotë për aplikime do të shpallet në javën e tretë të majit 2021.
Ndiqni profilet në Facebook dhe Twitter me @ICEDAproject për më shumë informacion mbi projektin.
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfoza, Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA, Lëvizja MJAFT, OJQ-ja 35 MM.
Ndaje: