Fondacioni Metamorfozis organizon uebinar “Marketingu digjital për organizatat jofitimprurëse” 27.07.2022 (e mërkurë) ora 10:00 – 13:15. Uebinari organizohet në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

Uebinari synon ngritjen e kapaciteteve të organizatave qytetare dhe organizatave të tjera jofitimprurëse për përdorimin e drejtë të kanaleve dhe mjeteve të komunikimit digjital me qëllim arritjen më të suksesshme te grupet e tyre të synuara, përfaqësimin më të mirë të çështjeve kyçe nga fushat ku ata punojnë, zbatimin më të suksesshëm të fushatave edukative online dhe fushatave për ngritjen e vetëdijes, si dhe promovimin më të mirë të organizatës, aktiviteteve dhe produkteve të saj. Pas uebinarit, organizatat e shoqërisë civile pritet të fuqizohen për të bërë një hap përpara në pozicionimin e tyre si aktorë në botën digjitale dhe të përdorin me mjeshtëri metoda të ndryshme për të rritur ndikimin e tyre në shoqëri përmes kanaleve të komunikimit online.

Uebinari do të mbahet në gjuhën maqedonase dhe do të zhvillohet përmes platformës ZOOM. Të gjithë përdoruesit e regjistruar do të marrin një link për të hyrë në ZOOM, dhe ata që do ta ndjekin uebinarin do të marrin gjithashtu certifikatë për pjesëmarrjen në adresat e e-mailit që i kanë lënë gjatë regjistrimit.

Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur uebinarin janë të ftuar ta plotësojnë formularin e regjistrimit jo më vonë se 24.07.2022: https://forms.gle/e8TTemuG5DFveygT7

 

Vërejtje: Për shkak të nevojave të projektit, uebinari do të incizohet dhe do të publikohet në kanalin e Fondacionit Metamorfozis në YouTube, dhe më pas do të shpërndahet në rrjetet sociale si një burim i dobishëm njohurish për publikun e gjerë.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: