Fondacioni Metamorfozis organizon uebinarin “Siguria kibernetike – Si të mbroheni në botën digjitale” më 31.08.2022 (e mërkurë) në orën 10:00 – 13:30. Uebinari organizohet në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.
Uebinari synon t’i njoftojë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset me llojet e ndryshme të kërcënimeve kibernetike dhe të ofrojë këshilla se si t’i njohin kërcënimet kibernetike dhe si të mbrohen prej tyre. Ndër të tjera, në uebinar do të trajtohen bazat e sigurisë kibernetike, burimet më të zakonshme të kërcënimeve kibernetike dhe mënyrat për t’u përballur me to, siguria e komunikimit online, mbrojtja e të dhënave personale në internet, rrjetet sociale dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut, si dhe institucionet kompetente për t’u marrë me sigurinë kibernetike.
Uebinari do të mbahet në gjuhën maqedonase dhe do të zhvillohet përmes platformës ZOOM. Të gjithë përdoruesit e regjistruar do të marrin një link për të hyrë në ZOOM, dhe ata që do ta ndjekin uebinarin do të marrin gjithashtu certifikatë për pjesëmarrjen në adresat e e-mailit që i kanë lënë gjatë regjistrimit.
Fondacioni Metamorfozis organizon uebinar në temën “Siguria kibernetike – Si të mbroheni në botën digjitale” më 31.08.2022 (e mërkurë) në orën 10:00 – 13:30 nëpërmjet platformës ZOOM.
Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur uebinarin janë të ftuar ta plotësojnë formularin e regjistrimit jo më vonë se 28.08.2022: https://forms.gle/31ie14oi6BWcgiLL7
Vërejtje: Për shkak të nevojave të projektit, uebinari do të incizohet dhe do të publikohet në kanalin e Fondacionit Metamorfozis në YouTube, dhe më pas do të shpërndahet në rrjetet sociale si një burim i dobishëm njohurish për publikun e gjerë.
_____________________________________________________________________________
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Ndaje: