Niveli i vetëdijes së qytetarëve, OJQ-ve, mediave, sektorit akademik, por edhe vetët shteteve, për sistemet e Miratimit Automatik të Vendimeve (MAV) dhe Inteligjencës Artificiale (IA) është i ulët dhe kjo duhet ndryshuar pasi që këto sisteme do të vazhdojnë të kenë ndikim ndaj mirëqenies së qytetarëve. OJQ-të duhet të bashkëpunojnë mes vete dhe autoritetet shtetërore për t’i disktuar përfitimet dhe rreziqet nga këto sisteme.
Kjo mes tjerash u tha në sesionin “Algoritme, privatësi dhe siguri. Të flasim për të drejtat e njeriut.”, në kuadër të konferencës së 17-të ndërkombëtare “e-Shoqëri” të organizuar nga “Metamorfozis”, në të cilën folën përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të jurispodencës nga RMV, Evropa dhe Amerika.

“Kur bëhet fjalë për përdorimin e MAV-ve dhe IA-së, veçanërisht MAV-të në përdorim zyrtar shtetëror, gjegjësisht rreziqet, përfitimet dhe efektet anësore që mund të sjellë ky proces, OJQ-të kanë qenë kryesisht të heshtura. Kjo mund të ketë arsye të ndryshme, si mungesa e njohurive teknike eksperte për rishikimin e algoritmeve, burimeve njerëzore dhe financiare dhe ndoshta edhe një ndjenjë e përgjithshme se kjo temë është “shumë teknike” dhe u përket shumë pak palëve të interesuara, por dhe mund të ndjehen të papërshtatshëm për të komentuar zhvillimet dhe tendencat e reja”, theksoi Goce Arsovski, oficer për mbështetje programore në Fondacionin Metamorfozis.

Organizatat joqeveritare (OJQ), mund të ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes për përdorimin e sistemet e Miratimit Automatik të Vendimeve apo Inteligjencës Artificiale.

“Pajtohem që niveli i vetëdijes së shoqërisë për MAV nuk është në nivel të duhur. OJQ-të mund të ndihmojnë sepse punojmë me komunitete më të mbyllura në nivel lokal dhe ata mund të ndihmojmë të japin sqarime për opinionin, të cilët janë qëllimi për përdorimin e MAV-së. OJQ-të mund të sigurojnë grante për hulumtime në këtë fushë, ashtu siç edhe qeveritë duhet të sigurojnë mjete të caktuara nga buxheti”, tha Olga Kiriliuk, menaxhere për program teknik në Odën e Avokatëve të Amerikës.

Orsolija Vinçe, specialist juridik në “K-monitoring” Hungari thekson se zyrtarët shtetëror nuk janë të vetëdijshëm për këtë proces, ndërkaq edhe OJQ-të nuk janë të përfshira.

“IA në thelb nuk është e njohur si temë te OJQ-të, ne jemi OJQ për luftë kundër korrupsionit dhe pastaj u futëm në këtë fushë. Nuk shohim përfshirje të madhe të OJQ-ve në këtë fushë, kemi koalicion për IA dhe disa janë pjesë e asaj, por gjithashtu kemi edhe grup etik i cili punon në legjislativ se si të rregullohen algoritmet. Kur bëhet fjalë për rregullativat e MAV-së pak jemi të vonuar. Atë që e mësuam nga studimi ynë është se zyrtarët shtetëror nuk janë të vetëdijshëm për procesin”, theksoi Vinçe.

Krishtof Izdebski, ekspert për jurispodencë dhe politika në Fondacionin Stefan Batori të Polonisë, foli për një sistem elektronik të shpërndarjes së lëndëve gjyqësore në Poloni, i cili është i ngjashëm si me sistemin AKMIS i cili përdoret në RMV, për t’i shpërndarë lëndët gjyqësore.

“U mundova që ta merrja algoritmin e sistemit nga Ministria e Drejtësisë, fillimisht nuk e jepnin, por pastaj e fituam rastin dhe tani algoritmi është publikuar në Ministrinë e Drejtësisë. Njerëzit mendonin se ky nuk është sistem i hapur, por ndoshta bëhet fjalë për sistem manipulues. Për ne ekspertët ishte me rëndësi që t’u tregojmë se ju zbatoni MAV që ka ndikim ndaj të drejtave dhe obligimet e qytetarëve. Pra, të gjitha miratimet e vendimeve qofshin edhe MAV, duhet të jenë transparente”, theksoi Izdebski.

Të gjithë panelistët ishin të pajtimit që OJQ-të, pavarësisht fushës së tyre të veprimit të kyçen në diskutimet në lidhje me këtë çështje.

Ndryshe, sot u mbajt dita e dytë e edicionit të sivjetshëm të konferencës e-Shoqëri.mk e cila gjithsej do të zgjasë 4 ditë. Ngjarja mbahet në format hibrid, me ç’rast pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ngjarje drejtpërdrejt në ditën e fundit, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të mund t’i ndjekin seancat online përmes platformës ZOOM dhe transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook.

Ndaje: