Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis në bashkëpunim me Rrjetin Evropian të Standardeve të Verifikimit të Fakteve dhe organizata të tjera pjesëmarrëse lëshuan në përdorim bazën e të dhënave për faktet klimatike në Evropë, të mbështetur nga Fondacioni Evropian i Klimës. Qëllimi i projektit është të rrisë bashkëpunimin ndërshtetëror në zbulimin dhe demaskimin e dezinformatave mbi klimën, duke promovuar njëkohësisht qasjen në informata të verifikuara mbi klimën.

Faktet Klimatike për Evropën është një projekt shumështresor që përfshin një bazë të dhënash për publikun evropian për të kërkuar fakte të verifikuara në lidhje me dezinformatat mbi klimën. Projekti, gjithashtu krijon një sistem paralajmërimi për të njoftuar organizatat pjesëmarrëse të verifikimit të fakteve, si dhe Fondacionin Evropian të Klimës, në lidhje me fushatat dhe narrativat virale ndërkufitare të dezinformatave mbi klimën.

Përveç kësaj, shtatë organizata të përzgjedhura nga anëtarët pjesëmarrës do të prodhojnë katër raporte më të gjata duke përdorur të dhënat ndërkufitare që do të publikohen një herë në muaj dhe që do të trajtojnë një spektër të gjerë temash klimatike.

Fondacioni Metamorfozis do të përgatisë gjithashtu një raport autorial në fund të projektit, i cili do të analizojë teoritë e konspiracionit në dezinformatat për klimën në territorin e Ballkanit Perëndimor, duke i trajtuar si specifikat tematike, ashtu edhe narrativat dezinformuese në gjashtë vendet e rajonit: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi, si dhe do të analizohen edhe ndryshimet në dezinformatat klimatike që përhapen në rajon dhe në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ky raport do të jetë një nga katër raportet më të gjata që do të dalin nga ky projekt, duke përdorur të dhëna ndërkufitare të dorëzuara nga pjesëmarrësit në bazën e të dhënave të verifikimit të fakteve.

“Gjatë muajve të fundit, kemi parë tashmë se dezinformimi në lidhje me klimën është një nga temat kryesore që i shënon zgjedhjet evropiane, dhe kjo nuk ndikon vetëm në debatin politik, por edhe në diskutimet mbi çështje specifike siç është shëndeti publik ose liritë civile. “Me Ndryshimet Klimatike në Evropë do të jemi në gjendje ta analizojmë këtë fenomen në thellësi dhe të ngremë alarmin kur të zbulojmë shfaqjen e narrativeve të rreme”, tha Carlos Hernández-Echivaría, President i Këshillit Drejtues të EFCSN-së.

Ndërkohë, qëndroni të informuar rreth trendeve të dezinformimit mbi klimën dhe abonohuni në buletinin informativ EFCSN’s newsletter, ku do t’i paraqesim narrativet dezinformuese në lidhje me klimën që i identifikojmë dhe demaskojmë duke përdorur bazën e të dhënave.

Faktet Klimatike për Evropën është një projekt i përbashkët i Rrjetit Evropian të Standardeve të Verifikimit të Fakteve, Fondacionit METAMORFOZIS dhe organizatave të tjera pjesëmarrëse, i mbështetur nga Fondacioni Evropian i Klimës (European Climate Foundation).

Hyni në bazën e të dhënave në climatefacts.efcsn.com. Më shumë informacion rreth EFCSN ka në ueb-faqen e tyre. Ndiqni EFCSN në X, Threads, dhe në LinkedIn për të marrë informacione të rregullta të përditësuara mbi projektet e tyre.

Ndaje: