Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” Ju fton në diskutimin në panel “Dallimet dhe dezinformatat në Ballkanin Perëndimor”, i cili do të mbahet më 31 tetor 2022 në Shkup, me fillim në orën 14:00 , në platformën për komunikim përmes videos ZOOM.
Diskutimi në panel do të jetë me karakter rajonal, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave nga Ballkani Perëndimor që luftojnë kundër dezinformatave dhe të cilët do t’i ndajnë përvojat e tyre në lidhje me ekspozimin e narrativeve dezinformuese antidemokratike që abuzojnë me çështjet që lidhen me diversitetin në shoqëritë e tyre. Panelistët janë anëtarë të rrjetit që e zbaton projektin aktual rajonal “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse”.
Folës:
- Vlladimir Petreski – Redaktor i “Vistinomer”
- Nikolla Petroviq – Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë ISAC, “think-tank” nga Serbia
- Petrit Zogaj – Redaktor kombëtar i Sbunker.net, organizatë mediatike botuese nga Kosova
- Barbara Halla – Gazetare dhe studiuese në Faktoje.al, shërbim i verifikimit të fakteve nga Shqipëria
- Ismar Milak – Koordinator i projektit në Zašto ne (Why Not) nga Bosnja dhe Hercegovina, themelues i shërbimeve të kontrollit të fakteve Istinomjer.ba dhe Raskrinkavanje.ba (fcs)
Moderatore:
Despina Kovaçevska – Eksperte për monitorimin e mediave në Fondacionin Metamorfozis
Diskutimi është i hapur për publikun dhe përfaqësuesit e mediave. Të interesuarit mund ta ndjekin diskutimin në linkun e mëposhtëm – https://techsoupglobal.zoom.us/j/92894393896?pwd=Y0docjBuWk9EdHRwVTdxVzBRZTR0dz09. Gjuha e punës do të jetë anglishtja, me përkthim në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Diskutimi do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook.
Ngjarja mbahet në kuadër të Ditëve të Edukimit Mediatik -https://mediumskapismenost.mk/denovi-na-mediumska-pismenost-2022/ në sinergji me aktivitetet e projektit rajonal “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës dhe projektit “Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për t’i luftuar dezinformatat” i financuar nga fondacioni jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy).
Pikëpamjet e shprehura në diskutim nuk i pasqyrojnë pikëpamjet e donatorëve.
Ndaje: