Ngjarja organizohet në Qendrën për konferenca dhe studime në kuadër të Bibliotekës popullore dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Në këtë ngjarje si mysafirë do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive relevante nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe përfaqësues nga shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë. Qëllimi është që të këmbehen përvojat dhe praktikat ndërmjet dy vendeve që mund të çojë deri te paraqitja e ideve dhe bashkëpunimeve të reja, ndërsa tema do të përqëndrohet veçanërisht në e-mësimin dhe zhvillimin e veglave për mësim dhe shpërndarje të përmbajtjeve arsimore në internet.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Ndërtimi i praktikave më të mira ndërkombëtare për përmirësimin e e-mësimit në Shqipëri”, të cilin e implementon Qendra ALTRI nga Shqipëria. Ky projekt është i përkrahur nga programi Lindje-lindje nëpërmjet Fondacionit Shoqëri e hapur Shqipëri. Organizator dhe nikoqir i ngjarjes është fondacioni Metamorfozis.

Ndaje: