Metamorfozis i fton kandidatët e interesuar nga Maqedonia t’i paraqesin aplikacionet e tyre për celularë, të cilat mund të nominohen për pjesëmarrje në Shpërblimin e Samitit botëror të aplikacioneve për celularë.

Momentalisht, janë duke u bërë përzgjedhjet kombëtare për Shpërblimin e Samitit botëror të aplikacioneve për celularë, i cili i zgjedh dhe i promovon përmbajtjet më të mira botërore dhe aplikacionet inovative për celularë. Ky edicion bazohet në ekspertizën, mekanizmat dhe rrjetin e Shpërblimit të Samitit botëror, i cili mbahet çdo dy vjet.

Kandidatët mund ta paraqesin aplikacione në këto kategori:

  • Pjesëmarrja qeveritare dhe qytetare
    shërbimet | të dhënat e hapura | pjesëmarrja demokratike
  • Shëndetësia dhe mirëqenia
    kujdesi shëndetësor | sporti | stili jetësor
  • Mësimi dhe arsimi
    dija | shkenca | shkathtësitë
  • Mjedisi jetësor dhe enrgjia e gjelbër
    klima | resurset e qëndrueshme | bujqësia
  • Kultura dhe turizmi
    trashëgimia | argëtimi | subkulturat
  • Lagjet e mençura dhe urbanizimi
    mobiliteti | puna | jetesa e qëndrueshme
  • Biznesi dhe tregtia
    shërbimet novative | siguria | financat | marketingu
  • Inkluzioni dhe emancipimi
    diversiteti | gjinia | drejtësia | të drejtat e njeriut

Më tepër për kategoritë mund të lexoni këtu

Aplikacionet e paraqitura do të vlerësohen sipas këtyre kritereve:

  1. Kualiteti dhe përfshirja e përmbajtjes
  2. Lehtësia për shfrytëzim në ekran të vogël: navigimi dhe orientimi
  3. Kualiteti i dizajnit: vlera estetike e grafikës, muzikës dhe zërave të përdorur
  4. Diapazoni i funksionaliteteve
  5. Kualitetet teknike: realizimi, ustallëku, stabiliteti

Përveç kësaj, aplikacionet duhet të jenë me rëndësi strategjike për zhvillimin e një shoqërie informatike kualitative, e njëkohësisht të jenë me çmim të pranueshëm për grupin për të cilin janë të dedikuara.

Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të dërgojnë një përshkrim të shkurtër të aplikacionit, fotografi të bëra gjatë procesit të përgatitjes së tij, si dhe informata për mënyrën e shkarkimit dhe platformës për të cilën janë zhvilluar.

I ftojmë të gjithë entuziastët të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë mundësinë për të marrë pjesë në Samitin botëror të aplikacioneve për celularë, t’i dërgojnë përmbajtjet dhe informatat e nevojshme për kontakt në bardhyl_AT_metamorphosis.org.mk.

Afati i fundit për paraqitje është 15 shtator 2016.

Ndaje: