Më 25 dhe 26 qershor në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina, u mbajt edicioni i 12-të i konferencës POINT, një vend tubimi për praktikuesit dhe ekspertët nga fusha e digjtalizimit, teknologjive të reja, llogaridhënies dhe transparencës, në Ballkan.

Si pjesë e Programit për Aktivizëm Digjital, pjesëmarrësit e Fondacionit Metamorfozis ishin pjesë e konferencës dyditore dhe morën pjesë aktive në diskutime të shumta, paraqitje në panele dhe punëtori.

Photo: Vanja Čerimagić

Dita e parë e konferencës u karakterizua me tema të shumta aktuale, me ç’rast ra në sy diskutimi për trendin në rritje të miratimit të të ashtuquajturave ligje për agjentët e huaj. Ky trend ka ngritur shumë pyetje publike në lidhje me lirinë e fjalës dhe situatat e pasigurta në të cilat këto praktika jodemokratike i vendosin organizatat e shoqërisë civile. Të pranishmit mësuan më shumë rreth kësaj teme nga folës nga Gjeorgjia, Bjellorusia, Egjipti dhe Bosnja e Hercegovina.

Dita e dytë e konferencës u fokusua në luftën kundër dezinformimit, ku të pranishmit patën mundësi të mësonin më shumë nga folësit për narrativet e dezinformatave që nxisin euroskepticizmin në Ballkanin Perëndimor, si dhe mashtrimet online dhe mashtrimet në rajon. Këto diskutime u shoqëruan me punëtori të shumta dhe shkëmbimin e praktikave të mira dhe përvojave.

Photo: Vanja Čerimagić

 

Ndaje: