Rekomandimet të cilat mblidhen nga RRS ushqyesit (RSS feeds) e lajmëruar më parë, si dhe nga linket e dhe përmbajtjet tekstuale të vendosura në mënyrë manuale, tani ka mundësi të paraqiten në njërën prej këtyre tetë kategorive: Politikë, Ekonomi, Shëndet, Sport, Teknologji, Zbavitje, Kulturë dhe Të përgjithshme.

Qëllimi kryesor i përmbledhësit edhe më tej mbetet i njëjtë, gjegjësisht promovimi i përmbajtjeve të cilat i ofrojnë mediumet alternative, siç janë bloget, ueb-faqet e organizatave dhe të portaleve, mirëpo edhe përmbajtje nga mediumet e tjera të reja dhe tradicionale.

Me regjistrimin te përmbledhësi, shfrytëzuesit mund të kontribuojnë me votim dhe vendosje të burimeve dhe të përmbajtjeve të reja. Me këtë rast, përmbajtjet më të mira kanë gjasa të jenë zgjedhje e redaktorëve dhe të gjenden në faqen e parë të ueb-faqes, si dhe të promovohen në rrjetet sociale.

Ajo që e bën Ping.mk të ndryshëm nga ueb-faqet e tjera me pamje portali, para së gjithash, është mundësia për votim, edhe atë, duke dhënë vota pozitive dhe negative, mundësia për komentim, duke i përfshirë edhe ato ueb-faqe që nuk e mundësojnë një funksionalitet të këtillë, përzgjedhja e shumëllojshme e përmbajtjeve dhe e burimeve të tyre, që paraqet një balans në mes të asaj që na e ofrojnë mediumet tradicionale dhe votes së popullit. E gjithë kjo, tani plotësohet me një dizajn të freskët dhe preciz, me rekomandime të freskëta në çdo kohë.

Vendosja e rekomandimeve të freskëta bëhet gjatë tërë ditës, në disa termine, kështu që duke u rikthyer disa herë, vizitorët gjithmonë do të hasin në përmbajtje të reja dhe interesante.

Rekomandimet të cilat do të vendosen në këtë ueb-faqe promovohen në faqen e Ping.mk në Facebook, si dhe në profilin në Twitter. Për promovim plotësues të kësaj ueb-faqeje, “Fondacioni Metamorfozis” vendosi edhe shtatë bilborde në 6 qytete të Maqedonisë. Bilbordet, prej të cilëve dy në Shkup dhe nga një në Tetovë, Ohër, Manastir, Prilep dhe Shtip, do të jenë të vendosura deri në fund të muajit qershor.

Ndiqeni Ping.mk në:

Ndaje: