Fillimi i javës ishte mjaft i këndshëm: ekipi i Fondacionit Metamorfozis u mblodh në Mavrovë për planifikimin strategjik vjetor dhe ndërtimin e ekipit.
Pas gati dy vitesh pune në distancë, ne ishim të ngazëllyer për të kaluar pak kohë së bashku dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme në lidhje me sfidat me të cilat përballemi dhe hapat e nevojshëm për të arritur qëllimet tona strategjike. Patëm reflektime produktive dhe takime planifikuese të cilat e përforcuan bindjen se ekipi është aq i përkushtuar dhe energjik si çdoherë.
E pranuam gatishmërinë dhe zhdërvjelltësinë tonë për të kaluar pa probleme në punë në distancë dhe në të njëjtën kohë të mbështesim qindra mësues, OSHC, gazetarë dhe të rinj që të përpiqen në rrethanat e ndryshuara të imponuara nga pandemia. Ne ofruam trajnime të drejtpërdrejta dhe sesione mentoruese, si dhe burime të shumta për të forcuar ndryshimin e shpejtë. Në të njëjtën kohë, mediat dhe njësitë hulumtuese të Fondacionit kërkonin vazhdimisht llogaridhënie dhe ofronin mbështetje për institucionet në ruajtjen e parimeve të hapjes.
Të frymëzuar nga sukseset dhe mësimet e nxjerra pas nesh, u përkushtuam ta plotësojmë punën që bëjmë me sfida dhe ndërhyrje të reja.
- Do të punojmë për ta përafruar punën tonë me pjesët më të largëta të Maqedonisë së Veriut;
- Do ta diversifikojmë qasjen tonë për t’ia komunikuar punën tonë publikut të gjerë;
- Do të organizojmë njësi të brendshme për t’u shërbyer qëllimeve programore dhe projekteve tona në mënyrë optimale, dhe
- Duke pasur parasysh sfidat e sotme, do ta rrisim punën tonë në Programin e të Drejtave të Njeriut në Internet, duke vendosur gjithashtu lidhje midis të gjitha programeve të tjera dhe komponentëve të punës sonë.
Ende jetojmë në realitetin e pandemisë. Me planin tonë të ri ne i përgjigjemi nevojave të sotme me një shpresë për një rimëkëmbje të shpejtë të situatës dhe me një vizion të qartë për një shoqëri të hapur.
Ndaje: