Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftën Kundër Korrupsionit kërkon ndërprerjen e menjëhershme të iniciativës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Furnizimet Publike, e dorëzuar në Kuvend me procedurë të shkurtuar më 5 dhjetor 2024, nga një grup deputetësh.

Ndryshimet e propozuara ligjore me të cilat hiqet kontrolli administrativ i furnizimeve publik që kryhen nga Byroja për Furnizime Publike paraqesin një pengesë serioze në mbrojtjen nga korrupsioni në kushte kur, sipas vlerësimeve të të gjithë aktorëve relevantë ndërkombëtarë dhe vendas, korrupsioni në furnizimet publike është i përhapur gjerësisht. . Në vend që, sipas rekomandimeve, të forcohet kontrolli administrativ dhe të zgjerohet diapazoni i tenderëve që do të kontrollohen në bazë të “flamujve të kuq” ekzistues për rreziqe nga korrupsioni, ky kontroll hiqet pa asnjë argument. Futja e të ashtuquajturit shqyrtim administrativ i ngjan mekanizmit të vjetër që ishte tashmë në fuqi dhe që ishte objekt i shumë polemikave dhe kritikave nga të gjitha institucionet relevante.

Për më tepër, megjithëse propozimi është tërhequr një herë, përsëri parashikohet përfundimi i mandateve të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizimet Publike, pa u përmbushur kushtet për shkarkim dhe pa asnjë lloj konsultimi publik. Kjo ndërhyrje në punën e institucioneve që, nga vetë natyra e tyre, duhet të jenë të pavarura nga pushteti qendror, krijon një precedent të rrezikshëm dhe çon në partizim të mëtejshëm të institucioneve.

Është veçanërisht shqetësuese kur propozohen këto dhe një sërë ndryshimesh të tjera në Ligj, edhe atë kur kemi buxhetin historikisht më të lartë, kredi të reja dhe indikacione të përditshme për keqpërdorimin e mjeteve publike, gjë që i bën këto ndryshime një hap prapa në ndërtimin e një sistemi që mund ta parandalojë dhe ta sanksionojë në mënyrë efektive korrupsionin.

Njëkohësisht, në rastet kur propozohen ndryshime t dispozitave ligjore në fushën e furnizimeve publike, inssitojmë që të organizohet një proces konsultativ në të cilin do të marrin pjesë të gjitha institucionet kompetente, siç janë Byroja për Furnizime Publike, Komisioni Shtetëror për Ankesa për Furnizimet Publike, Ministria e Financave, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë në çështjet kundër korrupsionit.

Përsërisim se praktika e miratimit të ndryshimeve ligjore me procedurë të shkurtuar, pa një proces konsultativ, veçanërisht për zgjidhjet që mund të ndikojnë negativisht në luftën kundër korrupsionit, është e papranueshme dhe në kundërshtim me angazhimet evropiane për hartimin e politikave publike demokratike, gjithëpërfshirëse dhe profesionale.

Ndaje: