Praktikantët e interesuar mund të jenë studentë të fakulteteve të këtyre fushave:

  • gazetari
  • shkenca politike
  • turizëm
  • etnologji
  • gjeografi
  • filologji
  • arkeologji
  • histori
  • shkenca teknike
  • shkenca të ngjashme

Praktikantët do të trajnohen për redaktim të përmbajtjeve të publikuara në wiki-platformën wiki.mk, si dhe do të marrin nga një ekzemplar falas të doracakut për publikim në wiki-faqe.

Shfrytëzuesit e avancuar do të kenë mundësi të kyçen në grupin special të administratorëve të ueb-portaleve të qyteteve.
.

Çka do të fitoni?

  • shkathtësi për redaktim të përmbajtjeve në ueb
  • promovim onlajn të punës suaj
  • përvojë në punë hulumtuese dhe shkrim
  • mundësi për kyçje në trajnime dhe aktivitete të tjera vullnetare
  • mundësi për nxënie të shkathtësive dhe përvojave plotësuese
  • vërtetim për praktikën e kryer

.
Kush mund të kyçet?

Në këtë aktivitet mund të kyçen edhe të gjithë të interesuarit e tjerë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë me shkrim, redaktim dhe publikim të informatave për historinë, përmendoret, kulturën, artin, turizmin, personalitetet e rëndësishme, dialektet, vendet, institucionet, ngjarjet që ndikojnë për zhvillimin lokal dhe nevojat për zhvillimin e mëtutjeshëm të qyteteve ku jetojnë ose prej ku vijnë.

Tash për tash, aktive janë wiki-portalet për qytetet e Shkupit, Velesit dhe Dibrës, mirëpo në qoftë se shprehni interesim që të shkruani për ndonjë qytet tjetër, na shkruani dhe ne do ta hapim atë.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë kërkesë për përfshirje në këtë aktivitet info[at]wiki.mk. Përveç CV-së suaj, duhet shënoni se cilat janë interesat tuaja më të ngushta dhe më të gjera dhe për cilin qytet do të donit të kontribuoni.

Ndaje: