Ngjarja do të mbahet në Info qendrën e BE-së, të premten, me fillim në ora 12, dhe do të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë do të prezantohet udhëzuesi për ndërtim të politikave të mira për privatësi, të cilin e përpiluan Metamorfozis dhe Drejtoria. Pastaj do të vazhdojë tribuna publike në të cilën do të shqyrtohen mendimet e përfaqësuesve të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, Ministrisë për shoqëri informatike, Fondacionit Metamorfozis si dhe të sektorit joqeveritar, mediumeve dhe palëve të tjera të interesuara sa i përket propozim-kodeksit për mbrojtje të privatësisë në Internet.
Në ngjarje janë ftuar edhe përfaqësues të institucioneve, mediumeve, provajderë, kontrollues dhe përpunues të të dhënave personale.
Të gjithë qytetarët, firmat dhe organizatat janë të mirëseardhura t’i dërgojnë vërejtjet e tyre për kodeksin në info[at]metamorphosis.org.mk. Përfundimet dhe vërejtjet nga tribuna, si dhe sygjerimet e dërguara drejtpërdrejt në fondacion, do të analizohen dhe do të përfshihen në mënyrë adekuate në versionin final të kodeksit, i cili pastaj do të publikohet në ueb, dhe në këtë mënyrë do të jetë në dispozicion të publikut.
Ndaje: