Më 6 mars u mbajt prezantimi i Raportit të dytë periodik monitorues në kuadër të projektit “Observatori për reforma mediatike”.
Ky raport merret me vëzhgimin e implementimit të Reformave urgjente prioritare të vendosura nga BE-ja në pjesën e Lirisë së të shprehurit dhe i ndjek katër fusha:
- Reformat në transmetuesin publik të radiodifuzionit;
- Reklamat qeveritare;
- Qasja në informatat me karakter publik;
- Shpifaj dhe ofendimi.
Në prezantim folën: Fisnik Shabani nga “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare, i cili foli për metodologjinë për ndjekjen e proceseve, ndërsa Filip Stojanovski nga Fondacioni “Metamorfozis” i prezantoi konstatimet nga Raporti i dytë i monitoringut. Kristina Ozimec nga PINA – platforma për gazetari hulumtuese, duke i prezantuar përvojat gjatë përgatitjes së storjeve hulumtuese theksoi se ka disa përmirësime, mirëpo se akoma ka hapësirë për përmirësim. Ajo propozoi që Regjistri qendror ta avancojë aplikacionin e tij onlajn që gazetarët të kenë qasje duke mos shpenzuar para dhe kohë për të shkuar personalisht nëpër sportele. Zоran Fidanoski, përfaqësues i Këshillit të ASHAAM-it theksoi se pajtohet me një pjesë të vlerësimeve të raportit, mirëpo theksoi se i pret ndryshimet e paralajmëruara me qëllim të realizimit të këtyre reformave. Ai nuk pajtohet me vlerësimin për Shpifjen dhe ofendimin se nuk ka asnjë përmirësim, për shkak se numri i këtyre rasteve nëpër gjykata, ku gazetarët janë paditur për shkak të shpifjes apo efendimit, është zvogëluar dukshëm. Poashtu, ai e parashtroi pyetjen edhe për mënyrën se si dhe në cilat pjesë do të ndryshohet Ligji për qasje të lirë në informatat me karakter publik dhe pyeti se a parashihet masë ndëshkuese për funksionarin i cilli me vetëdije e vonon ose hesht për ndonjë kërkesë të gazetarëve për qasje në informata me karakter publik. Dejan Georgievski nga Qendra për zhvillimin e mediave (QZHM) diskutoi për gjendjet me legjislacionin që ka të bëjë me mediat. Në lidhje me reforma në transmetuesin publik të radiodifuzionit tha se për ta nevojitet edhe më tepër kohë edhe më tepër resurse. Georgievski theksoi se vendi ka nevojë për sistem të qëndrueshëm mediatik, i cili do të mund të zhvillohej VETË, pa subvencione. Ai konsideron se dinamika me të cilën realizohen reformat nuk e ka shpejtësinë e pritur. Moderator i ngjarjes ishte koordinatori i projektit, Zоran Andonovski redaktori i agjencisë Meta.mk.
Raporti i ardhshëm periodik do ta ndjekë zbatimin e reformave në janar, shkurt dhe mars të vitit 2018.
Raportin e plotë të monitoringut mund ta gjeni në këtë link.
Ndaje: