usaid-cep-logo-alb

 

Projekti për pjesëmarrje qytetare i USAID-it i fton të gjitha organizatat e shoqërisë qytetare (OSHQ) në Maqedoni që të aplikojnë për Grante për mbështetje strategjike (GMS).

Projekti për pjesëmarrje qytetare është program pesëvjeçar i financuar nga USAID-i që kontribuon për arritjen e dy qëllimeve: (1) ndikimin më të madh të OSHQ-ve mbi politikat dhe programet që kanë të bëjnë me çështjet me prioritet që i brengosin qytetarët, dhe (2) angazhimin më të madh dhe të qëndrueshëm të të rinjve në jetën publike në Maqedoni. Grantet për mbështetje strategjike do të menaxhohen nga Fondacioni Metamorfozis.

Qëllimi i Granteve për mbështetje strategjike është t’i mbështesë OSHQ-të, duke i përfshirë organizatat hulumtuese (të ashtuquajtura think-tank) që punojnë në këto fusha me prioritet: qeverisja e mirë, përmirësimi i shërbimeve publike, sundimi i të drejtës, antikorrupsioni, të drejtat e njeriut, rritja ekonomike, mjedisi i përshtatshëm për biznes dhe monitoringu dhe mbikëqyrja e institucioneve publike.

Projekti për pjesëmarrje qytetare do të ndajë më së shumti 7 (shtatë) grante në kuadër të kësaj kërkese për aplikime. Granti maksimal që mund të ndahet për çdo propozim është 120,000 dollarë amerikanë, dhe do të jetë për aktivitete që do të zgjasin më së shumti 3 (tre) vite. Projekti e mban të drejtën që ta financojë cilindo qoftë apo asnjërin nga propozimet e dorëzuara.

GMS-të do t’u mundësojnë OSHQ-ve që:

  • të planifikojnë dhe të implementojnë intervenime afatgjate, duke përfshirë analiza të politikave, arsimin publik dhe pjesëmarrjen qytetare, fushata për përfaqësim (avokatësi), bashkëpunim konstruktiv me institucionet dhe aktorët qeveritarë, dhe monitorim të politikave publike, programeve dhe të buxheteve;
  • të jenë proaktive në përfaqësimin e brengave të qytetarëve dhe në inicimin e aktiviteteve në fushat me prioritet që u përmendën në paragrafin më lartë;
  • të investojnë në zhvillimin e kapaciteteve të tyre, posaçërisht në përmirësimin e ndikimit të tyre, duke përfshirë segmente më të gjera të shoqërisë, dhe që të bëhen stabile në aspekt financiar; dhe
  • të marrin pjesë në ngjarjet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare për rrjetëzim (fonde të kufizuara).

Për ta shkarkuar Kërkesën e plotë për aplikime, Formularin për aplikim dhe Mostrën e buxhetit për Grantet për partneritete, ju lutemi vizitojeni ueb-faqen www.metamorphosis.org.mk ose shkruajinii Qëndresa Sulejmanit në e-mail-in: qendresa@metamorphosis.org.mk.

Afati për dërgimin e pyetjeve në lidhje me Kërkesën për aplikime është 22 dhjetor, 2016.
Sqarimet do të publikohen më 28 dhjetor, 2016.

Shkarkoni:

  1. Kërkesë për aplikim (.pdf)
  2. Kërkesa e plotë për aplikim (.pdf)
  3. Formulari për aplikim (.docx)
  4. Mostra e buxhetit për grante për partneritet (.xlsx)

AFATI I FUNDIT PËR DORËZIMIN E PROPOZIMEVE ËSHTË DERI MË 25 JANAR 2017, NË ORËN 16:30

Ndaje: